9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A obligohemi të kthehemi nga perëndimi në vendlindje?

Më të lexuarat

Pyetja:

Jetojë në Amerikë dhe njëherë nuk mendoj të kthehem në Kosovë për shkak të kushteve. Deshta ta di se a e kam të obliguar të kthehem në Kosovë dhe a e kemi haram nëse qëndrojmë këtu? Sepse e gjithë familja qëndrojmë këtu dhe askush nuk ka pengon madje këtu kemi xhami dhe institucione për mësimin e fesë. Madje djalin e dërgoj në një shkollë islame për të mësuar Kuran dhe hadith.

***

Përgjigjja:

Natyrisht se qëndrimi juaj në atë vend me këto kushte që ke përmend nuk paraqet ndonjë problem. Dhe fakti që po e përmend se po qëndron me arsye atje për shkak të kushteve ekonomike dhe je duke punuar edhe kjo domethënë është një rrethanë lehtësuese për ty për të qëndruar atje.

Në anën tjetër mund të jetë kthimi këtu më problemtik sesa qëndrimi atje, ngase normalisht qëndrimi i njeriut në vendin e tij është më komod dhe në vendin e tij është shumë më i lirë sesa në vendin e huaj. Por në qoftë se në vendin e huaj i garantohen kushtet dhe rrethanat për të jetuar, për të siguruar të hyra, për ta ruajtur edhe fenë ashtu siç e keni përmendur atëherë patjetër se ky qëndrimi i juaji atje nuk shkakton problem për ty.

Andaj nëse i referohemi asaj që keni thënë se “A e kemi të obliguar të kthehemi?” në kuadër të pytjes dhe sqarimit që ke bërë mendoj se nuk e ke të obliguar të kthehesh këtu (në Kosovë) në këto rrethana.

Hoxhë Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit