Pyetja:
A nënkupton mbulesa edhe mbulimin e krahëve?
***
Përgjigjja:
Po, mbulesa patjetër duhet t’i mbulojë edhe krahët. Allahu i Madhëruar thotë: “… le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre..” (Nur: 31)
Kjo nënkupton të mos jetë e ndarë mbulesa e kokës me atë të kraharorit, por të jetë një shami e gjatë që i përfshin të dyjat.
Kushtet e mbulesës janë:
1. Të jetë e trashë, jo e tejdukshme.
2. Të jetë gjerë, jo e ngushtë e cila e përshkruan trupin.
3. Të mos jetë e parfimosur me ndonjë erë të mirë.
4. Të mos jetë veshje e modës.
5. Të mos i përngjanë rrobave të femrave jo muslimane.
6. Të mos i përngjanë rrobave të meshkujve.
7. Dhe të mos jetë e zbukuruar që i tërheq të tjerët.
Këto shtatë kushte të cilët i përmendëm, janë dakord me to, të gjithë dijetarët në lidhje me mbulesën e femrës në Islam. Mospajtimet ndërmjet dijetarëve janë për kushtin e tetë, se a duhet femra ta mbulojë fytyrën dhe duart.
Hoxhë Alaudin Abazi