1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A Ndryshon Politika e Jashtme e Turqisë?

Më të lexuarat

Murat M. Aliu

Para disa ditëve, Turqia arriti marrveshje me shtetin İzraelit për rivendosjen e mardhënieve diplomatike dhe kushtimishtë thënë filloi procesi i normalizimit të mardhënieve në mes Turqisë dhe Rusisë të cilët qenë prishur me aktin e rëzimit të aeroplanit ushtarak rus nga ana e forcave ushtarke ajrore të Turqisë në nëntor të vitit të kaluar. Së shpejti pritet edhe përmirësimi i mardhënieve me Egjiptin, por edhe me Sirinë.
Atë që dua të analizojnë në këtë shkrim është shkaku apo arsyeja kryesorë që e shtyu Turqinë për arritjen e marveshjes me Izraelin dhe dërgimin e letrës së kryetarit Erdogan kryetarit të Rusisë, ku Erdogan shpreh keqardhje familjes së pilotit Rus i cili humbi jetënnë atë sulmë dhe poashtu shpreh gadishmëri për rivendosjen e mardhënieve në nivelin para së të ndodhë sulmi mbi aeroplanin Rus. Thënë shkurtë pse ndodh ky ndryshim në politikën e jashtme të Turqisë?
Me ardhjen e Partisë për Zhvllim dhe Drejtësi në pushtet Turqia, ka pësuar ashtu siç e quajnë edhe shumë akademik dhe opinionistë një “revolucion të heshtur”, term, që aludon në atë se janë bërë ndryshime radikale në të gjithë sferat e jetës sociale, politike dhe ekonomike. Përveç ndryshimeve në këto sfera, me ardhjen e kësaj partie në pushtet realishtë ka pasur ndryshim edhe në konceptimin e politikës së jashtme të Turqisë dhe është rishikuar edhe njëherë politika e jashtme e Turqisë deri atëherë, e cila kryesishtë bazohej në parimet e ideologjisë Kemaliste. Politika e jashtme e Turqisë e bazuar në filozofinë e ideologjisë Kemaliste udhëhiqej nga motoja e njohur “paqë në vend, paqë në botë”, epistemologjia e së cilës konsiston në parimin izolacionistë të kësaj politike. Ose, thënë më thjeshtë, kjo moto do të thotë që Turqia moderne e themeluar nga Mustafa Kemal Ataturku, duke pasur parasysh rënien e dhimbshme të Perandorisë Osmane, ku Turiqa humbi shumë territore të cilat ajo i llogariste të saja dhe shumë resurse njerëzore, do të heq dorë nga politikat ekspansioniste dhe çfarëdo lloj synimesh irredenriste ndaj fqinjve të saj dhe se Turiqa do të mbyllet në vete dhe do të mundohen të ndërtojë një shtet dhe shoqëri të “civilizuar”, të bazuar në parimet e modernitetit dhe pozitivizmit shkencor.
Ky konceptim dhe filozofi e politikës së jashtme të Turqisë, është pranuar dhe respektuar pothuajse nga të gjithë qeveritë në Turqi deri në momentin e ardhjes në pushtet të PZHD-së, e cila pas vitit 2002 (atëher kur edhe erdhi në pushtet) fillojë të udhëheq një politikë të jashtme me elemente të theksuara të idalizmit politik (megjithëatë edhe ky idalizmin ka pasur racionalitetin e tij) dhe e bazuar në “Soft Power”, ku arkitekti kryesorë i kësaj politike ishte ish ministri i punëve të jashtme dhe ish kryeministri Ahmet Davutoğllu.
Motoja kryesore e politikës së Davutogllut ishte “0 probleme me fqinjët” dhe me këtë moto synohej krijimi i marrëdhënieve miqësore me të gjithë shtetet fqinjë të Turqisë dhe eleminimin e mosmarrëveshjeve të shumta të cilat burimin e tyrë e kanë që në Perandorinë Osmane. Mundë të thuhet që politika e bazuar në parimin “0 probleme me fqinjët” funksioni deri në vitin 2009, atëher kur edhe Turqia prishi marrëdhëniet me Izraelin. Kurse prej vitit 2011, ose më mirë thënë me prishjen e mardhënieve me shtetin e Sirisë fillojë dështimi i kësaj qasjeje në politikën e jashtme të Turqisë. Më pas pasoj prishja e marrdhënieve me Irakun, Egjiptin, Rusinë, kohëve të fundit kemi ftohje të marrëdhënieve me SHBA-të dhe së fundmi edhe ftohje të raporteve me Gjermaninë, ku parlamenti Gjerman miratoi rezolutën me të cilën njeh gjenocidin mbi popullin Ermen gjatë Luftës së Parë Botërore nga ana e Perandorisë Osmane.
Realizmi versus idealizmit
Që nga marëveshja e Westpahlis-ë në vitin 1648 marrëdhëniet ndërkombëtare ose marrdhëniet ndërmjet shteteve kryesishtë ndërtohen mbi bazat të teoritsë realiste. Rrënjët e realizmit politik gjenden në filozofinë dhe teoritë e Makiavelit dhe Hobbsit. Më pas gjatë dy luftërave botërore realizmi politik filloi të aplikohet edhe në marrdhëniet ndërkombëtare. Sipas kësaj teorie sistemi ndërkombëtarë është në gjendje arakike, subjektet e këtşj rendi ndërkombëtarë gjithmon janë në gjendje armiqësie, shtetet gjithmonë ndjekin politika për ti mbrojtur interesat e tyre etj. Si reaksion i kësaj qasje ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare në vitet ’80 të shkullit XX lindi neo-realizmi, themelues i kësaj teorie është Kenneth Waltz. Neo-realizmi si teori në marrëdhëniet ndërkombëtare sa do që u formësua si reaksion ndaj realizmit, në esence nuk ndryshon shumë nga ai. İdealizmi në mardhëniet ndërkombëtarë është antipot i realizmit. Bazat e idealizmit politikë gjenden në mendimet e shumë filozof perëndirmor siç janë: Locke, Mill, Hume, Smith, Kant etj. Sipas kësaj qasje forca nuk është elementi konsituiv i marrëdhënieve ndërkombëtare por në marrdhëniet ndërkombëtare ndikim mundë të kene edhe e drejta ndërkombëtare, vlerat morale, organizatat ndërkombëtare etj. Pra siç vërehet idealizmit është një qasje pacifiste në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Mirëpo kur e analizojmë historinë mardhënieve ndërkombëtare deri më sot dhe veprimet e fuqive të mëdha në arenën ndërkombëtare, vështir që mundë të gjejme elemente të idealizmit politikë. Thënia kryeministirt britanik Palmerston që “Britania nuk ka armiq dhe miq të përjetshëm, por ka vetëm ineteresa” kujtoj që akoma ruan universalitetin dhe vlefshmërinë sa i përket praktikimit të politikave të jashtme nga ana e sheteve të fuqishme. Prandoj çdo tentativë për aplikimin e idealizmit në mardhënie ndërkombëtare mundë të rezulton negativishtë në kontekstin e mbrojtes dhe realizmit të interesave kombëtarë për një shtet të caktuar.
Viteve të fundit kujtoj që Turqia në politikën e jashtme ka zhvilluar një diskurs i bazuar në idealizmin politik, sepse, ajo jatë gjithë këtyre viteve ka qenë mbështetsja me e madhe e të
“varfërve”, të “dobtëve”, ka kritikuar sistemin ndërkombëtare si i padrejtë, ka kritikuar standardet e dyfishta të perëndimit për raste të caktuara, ka kërkuar ndryshimin e strukturës së Këshillit të Sigurimit me arsyetimin e se bota është me e madhe se pesë shtetet anatare të KS. etj. Pas gjithë kësaj parashtrohet pyetja se cka fitoj Turqia nga ky diskurs? Turqia si rezultat i kësaj politike në fakt fitoj simpatin e shumë shteteve, kryesishtë shteteve të botës së “dytë” dhe të “tretë”, mirëpo kujtoj që humbi simpatin e shteteve më të fuqishme në botë. Ndër të tjerash me këtë diskursë në një nivel të caktuar ka dëmtuar edhe interesat e saja shtetëore. Në momentin kur i gjithë sistemi ndërkombetarë funskionin në bazë te botkuptimit realiste dhe në momentin kur të gjithë shtetet në botë mënyrë të pakompromistë mrbrojnë vetëm interesat e tyre kombëtare, pothuajse është e pamundur ti rezitojshë këtij diskursi duke i ofruan një tjetër, i cili për shumicën e shteteve të fuqishme është i papërshtatshëm.
Si përfundim marëveshja me Izraelin dhe përmirësimi i mardhënieve me Rusinë dhe Egjiptin janë sinjal i rishikimit dhe ndryshimit të politikës së jashtme të Turqisë të deritanishme dhe janë hapa për tu përshëndetur. Kujtoj që kryetari Erdogan më në fundë kuptoj fuqin reale të cilën e posedon Turqia dhe kuptojë rolin minimal të Turqisë në politikat botërore. Në fund dua të theksoj që politka e deritanishme e Turqisë nga aspekti moral dhe humanë ishte politika e duhur, mirëpo në kushtet të një sistemi ndërkombëtarë ku sundon forca dhe interesat e shteteve të cilët udhëhiqen nga mendësia e “kapitalizmit barbar” udhëheqja e një politike të tillë nuk është gjë tjetër përveç se naivitet politik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit