-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A mundet ushqimi i shëndetshëm t’ju mbrojë kundër kancerit?

Më të lexuarat

Fondi Botëror i Hulumtimeve Kundër Kancerit vlerëson se rreth 34 për qind e rasteve të kancerit janë të lidhura me faktorët e jetesës, duke përfshirë edhe ushqimin.

Hudhra

Mbron nga shumë lloje të kancerit, duke përfshirë kancerin e stomakut, zorrës së trashë, gojës dhe të fytit.

Ajo vepron për shkak se komponimet që i japin aromën unike hudhrës përmbajnë agjentë të fortë kundër kancerit.

Të gjitha bimët e familjes së qepës, duke përfshirë preshin dhe qepët e kuqe, përmbajnë këto komponime.

Në studimet laboratorike kanceri i detyruar kimikisht është ndërprerë nga komponimet aktive të përfituar nga allicini, i cili vjen nga hudhra.

Çaji i gjelbër

Mbron nga shumë lloje të kancerit, duke përfshirë atë të fshikëzës, të stomakut dhe të zorrës së trashë.

Vepron për shkak se përbërësi më i rëndësishëm në çajin e gjelbër kundër kancerit është EGCG-ja (epigallokatehin-3-gallate), një antioksidant i fuqishëm që ndalon dëmin në nivelin gjenetik në kulturat laboratorike.

Në studimet e kafshëve parandalon kancerin të formojë furnizimin e vet të gjakut, që do të thotë se nuk mund të rritet. /ZËRI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit