4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

A mundet një grua e divorcuar gjatë idetit të largohet nga shtëpia ku është martuar?

Më të lexuarat

Pyetja:

Një divorc ka ndodhur me marrëveshje të ndërsjellë midis bashkëshortëve. A mundet gruaja ta kalojë periudhën e idetit në shtëpinë e djalit të saj, duke vënë në dukje se gruaja është në postmenopauzë, pasi ajo është më e vjetër? Para së gjithash, ajo nuk jeton prej kohësh në shtëpinë e burrit të saj; përkundrazi ajo jeton me djalin e saj kudo që shkon djali.

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Gruaja e cila është duke bërë idet pas shkurorëzimit të revokueshëm duhet të qëndrojë në shtëpinë e martesës dhe nuk i lejohet lënia e saj apo largimi nga burri. Nuk ka dallim nëse kjo bazohet në një marrëveshje të ndërsjellë mes tyre apo burri i jep leje për të lëvizur pas divorcit, sepse qëndrimi në shtëpi është detyrë e urdhëruar nga Allahu.

Thuhet në Bedai’es-Senai: “Allahu i Lartësuar thotë: “Akomodoni ato në një pjesë të vendit ku banoni” (Talak, 6). Urdhri për t’i strehuar (ose për t’i akomoduar) është në fakt një ndalim për t’i larguar dhe për t’u larguar vetë, sepse ajo është ende gruaja e tij pas divorcit të revokueshëm, pasi ajo është ende e lidhur me kontratën e martesës në çdo mënyrë. Prandaj nuk i lejohet largimi i saj, siç ishte para shkurorëzimit, por pas shkurorëzimit nuk i lejohet të largohet edhe nëse ai i jep leje për t’u larguar, për dallim nga ajo që është para shkurorëzimit, sepse arsyeja pse largimi është i ndaluar pas shkurorëzimit është çështja e idetit, sepse ideti është detyrë e urdhëruar nga Allahu. Prandaj, burri nuk mund ta anulojë atë, ndryshe nga rasti para shkurorëzimit, sepse ndalimi i daljes së gruas nga shtëpia lidhet vetëm me të drejtat e burrit; kështu ai ka autoritetin për të dhënë pëlqimin e saj për t’u larguar.” [1]

Në El-Fawakih El-Davani thuhet: “Nuk lejohet, që do të thotë se është e ndaluar, që gruaja e cila është në idet të dalë nga shtëpia e saj në të cilën ka jetuar para idetit të saj. Në fakt, edhe nëse burri i tha të largohej para se të vdiste ose ta divorconte, dhe ai akuzohej se ishte ai që i tha të largohej, ajo duhet të kthehet. E njëjta gjë vlen edhe nëse ajo jetonte diku tjetër para se ai të vdiste ose të jepte divorcin.” [2]

Halil tha: “Ajo duhet të qëndrojë në shtëpinë ku jetonte dhe ajo duhet të kthehet nëse ai e ka bërë atë të lëvizë dhe është akuzuar për këtë, ose ajo ka jetuar diku tjetër.”

Në Hashijat Kaljubi ue Umejre thuhet: “Ajo duhet të vazhdojë të jetojë në të njëjtën shtëpi në të cilën ka qenë kur ka ndodhur ndarja, dhe as burri dhe askush tjetër nuk ka të drejtë ta largoj atë, dhe ajo vetë nuk ka të drejtë të largohet edhe nëse ajo është pajtuar me burrin e saj që të lëvizë diku tjetër kur nuk ka pasur nevojë për këtë, nuk lejohet dhe gjykatësi duhet ta pengojë këtë, sepse ideti është detyrë e urdhëruar nga Allahu dhe duhet respektuar në atë shtëpi. Allahu i Lartësuar thotë: “Mos i largoni ato nga shtëpitë e tyre edhe ato të mos largohen[në atë periudhë]” (Talak, 1). Shtëpitë përshkruhen si të tyre për të treguar se ato janë shtëpitë e tyre. [3] Në En-Nihajeh thuhet: “Gruaja e divorcuar në mënyrë të revokueshme është si çdo grua tjetër në këtë drejtim.”

Ibn Kudameh ka thënë: “Nëse burri i ka dhënë leje për t’u shpërngulur në një shtëpi tjetër, ose në një qytet tjetër, nëse ai vdes para se ajo të shpërngulet, ajo duhet të mbajë idetin aty ku është, sepse ajo është ende shtëpia e saj, qoftë nëse ai ka vdekur para se ajo të zhvendoste sendet e saj ose pas kësaj. Kjo për shkak se ajo është ende shtëpia e saj, për sa kohë që ajo nuk ka lëvizur në të vërtetë.” [4]

Në bazë të kësaj, nëse gruaja e pyetur ishte zhvendosur në shtëpinë e djalit të saj para divorcit me lejen e burrit të saj, ajo duhet të mbajë idetin në shtëpinë e djalit të saj.

Nëse ajo është shpërngulur pa lejen e burrit të saj, ajo duhet të kthehet në shtëpinë e martesës dhe të kryejë idetin atje, përveç nëse burri i jep leje për të mbajtur idetin në shtëpinë e djalit të saj ku ajo u zhvendos pa lejen e tij. Ajo duhet ta mbajë idetin për tre muaj, sepse ideti i një gruaje pas menopauzës është tre muaj.

Dhe Allahu e di më së miri.

Burimi: islamqa.com

——————————————————————

[1] Bedai’es-Senai’ (3/205).

[2] El-Fawakih El-Davani (2/98).

[3] Hashijat Kaljubi ue Umejre (4/56).

[4] El Mughni 8/169; Shih gjithashtu: El Insaf 9/309.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit