Pyetja:
A ka ndonjë gjykim sheriatik që lejon në një kontratë martesore që gruaja t’i refuzojë burrit të saj gruan e dytë?
***
Përgjigja:
Ibn Kudamah (Allahu e mëshiroftë) ka thënë në librin e tij El-Mughni:
“Nëse ai u martua me të me kusht që të mos e detyronte të lëvizte nga shtëpia e saj ose nga qyteti i saj, atëherë ky kusht është i vlefshëm sepse është transmetuar se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Më meritorja nga kushtet që duhen plotësuar janë ato nëpërmjet të cilave ju lejohen marrëdhëniet seksuale.”
Nëse ai u martua me të me kusht që të mos martohet me një grua tjetër, atëherë ajo ka të drejtë ta lërë atë nëse ai merr një grua të dytë. Si përfundim, kushtet e kontratës martesore ndahen në tre lloje, njëra prej të cilave duhet respektuar, e cila është në dobi të gruas, si p.sh. ajo të jetë në gjendje të kushtëzojë që ai nuk mund ta bëjë atë të lëvizë nga shtëpia e saj ose qyteti, ose për të udhëtuar me të, ose për të marrë një grua tjetër. Ai duhet t’u përmbahet këtyre kushteve dhe nëse nuk e bën, atëherë ajo ka të drejtë ta anulojë martesën.” [1]
Shejhul Islam Ibn Tejmijes iu bë kjo pyetje: ‘Një burrë u martua me një grua dhe ajo caktoi kusht që ai të mos merrte një grua tjetër ose ta detyronte atë të shpërngulej nga shtëpia e saj që ajo të mund të qëndronte me nënën e saj, kështu që ai u martua me të mbi këtë kushte. A duhet t’i përmbahet kësaj dhe nëse i kundërvihet këtyre kushteve, gruaja e tij ka të drejtë të anulojë martesën apo jo?’
Shejhu u përgjigj: “Po, këto kushte dhe të ngjashme janë të vlefshme sipas medhhebit të Imam Ahmedit dhe dijetarëve të tjerë nga sahabët dhe tabiinët, si Omer Ibnul Hatabi, Amr Ibn El-As, Shurejh El-Kadi, Euza’i dhe Is’haaku. Sipas medhhebit të Malikut, kushti thotë se nëse ai martohet me një grua tjetër, (gruaja e parë) ka mundësi zgjedhje se çfarë të bëjë dhe ky është kusht i vlefshëm, gruaja ka të drejtë ta lërë atë në këtë rast. Kjo është e ngjashme me idenë në medhhebin e Imam Ahmedit. Baza për këtë është hadithi i transmetuar në dy librat e saktë nga Pejgamberi ﷺ: “Kushtet më meritore për t’u plotësuar janë ato me anë të të cilave marrëdhënia seksuale bëhet e lejuar për ty.” [2]
Omer ibnul Hatabi tha: “Të drejtat janë në përputhje me kushtet.” Pejgamberi ﷺ urdhëroi që kushtet që e bëjnë marrëdhënien seksuale të lejueshme janë më meritore për t’u përmbushur se të tjerat. Ky është gjykimi i kushteve të kësaj natyre.” [3]
Marr nga: islamqa.com
——
[1] El-Mughni nga Ibn Kudameh, pjesa 7, Kitaab el-Nikaah.
[2] Buhariu & Muslimi
[3] Libri ‘El Fetwa El Kubra’