0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

A mund të më tregoni për shenjat e Kiametit?

Më të lexuarat

Pyetja:
Eselamun alejkum! Së pari, ju përshëndes dhe Allahu ju shpërbleftë për punën që po e bëni në këtë website. A mund të më tregoni për shenjat e Kiametit? Cilat janë ato, si ndahen?

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Sa i përket pyetjes tënd rreth shenjave të Kiametit themi se ka shumë çfarë të flitet rreth tyre, por ne do të mundohemi me një pasqyrim të shkurtër rreth tyre të informojmë për disa gjëra të rëndësishme rreth tyre, nëse ju dëshironi të zgjeroheni më shumë, janë dy apo tri libra të shkruara apo të përkthyera rreth tyre, mund t’i kthehesh atyre.

Së pari, duhet të kuptojmë se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) sikurse të gjithë profetët nga Allahu i Lartësuar, u dërguan që t’ua tregojnë njerëzve rrugën e shpëtimit në këtë botë dhe botën tjetër. Të gjithë të dërguarit edhe Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) kanë paralajmëruar për gjëra që do të ndodhin në të ardhmen, jo nga vetja e tyre, por nga ajo që u është shpallur atyre.

Nga ato që ka paralajmëruar Muhamedi (salallahu alejhi ve selem) janë edhe disa ndodhi që do të ndodhin para Kijametit.

Këto shenja të kijametit mund të klasifikohen në disa aspekte:

Si ato që kanë ndodhur (kanë kaluar) dhe do të ndodhin, pastaj si ato që do ndodhin një herë dhe ato që do të përsëriten, etj.

Mirëpo ndarja më e qartë dhe e pranuar te dijetarët është ndarja e tyre në parashenja të vogla dhe parashenja të mëdha.

Shenjat e vogla janë të shumta, nga ato mund të veçojmë hadithin, ku Xhibrili i bën disa pyetje Resulullahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) rreth Islamit, imanit dhe ihsanit, ndër to edhe rreth prashenjave të Kiameti ku e pyet Xhibrili (alejhi selam): “Më trego mbi shenjat e tij? Tha (Resulullahu): ‘Kur robëresha t’i lindi vetes zonjushe, kur të shihen barinjtë këmbëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e godinave të mbudha.” (Muslimi)

Nga shenjat e vogla të Kiametit numërohen: shtimi i pasurisë, përhapja e muzikës, veglave muzikore, konsumimi i alkoolit, ndërprerja e raporteve farefisnore, paraqitja e një kodre të arit nën lumin Eufrat, etj.

Kurse shenjat e mëdha janë dhjetë:

1.2.3. Tri shafitje të tokës .

4.Dalja e Dexhallit.

5.Zbritja e Isait.

6. Dalja e jexhuxhëve dhe mexhuxhëve.

7. Tymi i cili do ta mbulojë tokën.

8. Dalja e një shtaze nga Toka.

9. Lindja e Diellit nga perëndimi.

10. Zjarri që i tubon njerëzit.

Pra këto janë parashenjat e mëdha të Kiametit të cilat përmenden në hadithin që e shënon Muslimi nga Hudhejfe ibn Jeman ku thotë: “Erdhi Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) te ne, derisa ne po përkujtonim njëri-tjetrin (këshillonim), e na pyeti: “Ç`jeni duke përkujtuar?” Ne thamë: “Po përkujtojmë Kiametin.” Ai tha: “Ai nuk do të ndodh para se të shihni dhjetë shenja.” E i përmendi ato: “Tymi, dexhalli, shtaza, lindja e Diellit nga perëndimi, zbritja e Isait (alejhi selam), jexhuxhët dhe mexhuxhët, tri shafitjet, një në lindje një në perëndim dhe një në gadishullin arabik, ndërsa e fundit nga ato: zjarri që del nga Jemeni, i cili i tubon njerëzit në vendtubimin e tyre.”

Për të kuptuar më gjerësisht rreth këtyre shenjave ju porosisim të lexoni librin “Shenjat e Kijametit” nga Osman Abazi. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

02.06.2006

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit