1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

A mund ta përdor ID-në për shërbime falas edhe pasi të përfundoj studimet?

Më të lexuarat

Pyetja:

Kontrollat mjekësore për studentat me ID-në janë pa pagesë, por unë i kam përfunduar studimet dhe po më bie të bëj disa kontrolla. A më lejohet të ua tregoj ID-në që mos të paguaj? Pasi ata nuk e kontrollojnë se a është ende valid dhe kështu që nuk e dijnë se a e kam përfundur apo jo.

***

Përgjigjja:

Nëse është rregull që shërbimet falas, pa pagesë i kanë ata student që e kanë ID-në valide, e kanë paguar semestrin atëherë ne duhet t’i përmbahemi këtij kushti. Dhe nuk duhet që të jemi nga ata që mashtrojnë.

Andaj mendoj se është situata ashtu si ju po e tregoni, domethënë ju keni kryer studimet dhe ka skaduar afati i ID-së, nuk e ke paguar semestrin, atëherë sipas rregullave ti nuk mundesh të përfitosh nga këto lehtësime.

Fakti që ata nuk e kontrollojnë ID-në nuk duhet të na shtyejë neve që ne t’i mashtrojmë. Ngase një herë ka mundësi ta kontrollojë dhe pastaj do të xortoj e akuzojë, e cila është dixka e shëmtuar. Por edhe nëse nuk të akuzojnë apo thonë dixka, nuk lejohet të përfitohet nga ajo që nuk të përfshin rregulli.

Hoxhë Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit