Pyetje:
A është e mundur qe muslimani të ketë probleme psikike (sepse disa njerëz thonë se muslimanin nuk mund ta godasin këto probleme)?
Përgjigje:
Falenderimi i takon Allahut!
Pa dyshim që njeriun mund ta godasin problemet problemet psikike, siç është brenga për të ardhmen dhe pikëllimi për të kaluarën. Problemet psikike e dëmtojnë trupin më shumë se problemet fizike. Duhet të dimë se brengat dhe shqetësimet që e godasin njeriun janë prej gjërave që i shlyejnë gjynahet e tij dhe që e zvogëlojnë barrën e gjynahut, nëse njeriu është i durueshëm dhe kërkon shpërblim tek Allahu, do të jetë i shpërblyer për këtë gjë.
Trajtimi i këtyre problemeve me metodat e përshkruara në Islam është më efektiv, sesa trajtimi përmes mjekësisë fizike, siç është e njohur kjo gjë. Një prej mënyrave të trajtimit që i ka Islami, janë lutjet e transmetuara nga Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, për ta larguar pikëllimin dhe brengat, për shembull, hadithi i saktë të cilin e ka transmetuar Ibën Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur me të):
“Nuk ka njeri i cili thotë:
“Allahume inni ‘abduke ue ibnu ‘abdike ue ibnu emmetike, nasijeti bijedike, madin fijje hukmuke, ‘adlun fijje kadauke, es’ eluke bi kul-li ismin huve lek semmejte bihi nefsek eu enzeltehu fi kitabik eu al-lemtehu ehaden min halkik, eu iste therte bihi fi ‘ilmil-gajbi ‘indek, en texh’ale El Kur’ane rebi’ a kalbi ue nure sadri ue xhelae huzni ue dhihabe hemmi.”
(O Zoti im, un jam robi Yt e biri i robit Tënd dhe i robëreshës Sate, balli im është në dorën Tënde, I pranoj dispozitat e Tua mbi mua, i drejtë është gjykimi Yt mbi mua. Të lutem me çdo emër me të cilin e ke emërtuar Veten Tënde ose që e ke zbritur në Librin Tënd, apo ia ke mësuar dikujt prej krijesave të Tua, apo e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëje Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të gjoksit tim, shndritje për pikëllimin dhe largim për dëshpërimin)” e që Allahu të mos ia largojë brengën dhe pikëllimin.
Kjo ështe një nga ilaçet që i përshkruan sheriati. Njeriu gjithashtu mund të thotë edhe : “ La i lahe ila ent, subhaneke inni kuntum mine dhalimin.”
“Ska zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë un kam gabuar! (El-Enbija, 87)
Një formë tjetër e trajtimit është edhe rukja, që përmes saj ai edhe vetë mund ta shërojë veten e tij, gjë që është edhe më e mirë. Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, para se të binte në gjumë, i bënte vetes rukje duke i lexuar El-M’uadhatejn (dy suret e fundit të Kurani) e pastaj me duart e tij e fërkontë fytyrën dhe sa kishte mundësi edhe trupin e tij. Gjithashtu mund të kërkohet që edhe ndonjë njeri i devotshëm t’i bëjë rukje personit që vuan nga këto probleme.
Marrë nga fetvatë e Shejh Ibën Uthejminit, “Kitab Fetava Isamije” vëll. 4, fq. 465-467.
Islam Q&A Shejh Muhammed Salih Munexhid
Read more: https://psikologjiaislame.webnode.com/news/a-mund-ta-godasin-muslimanin-problemet-psikike/