Pyetja:
Gjatë ngrënies ushqimi kishte aromë alkooli dhe kur lexova përmbajtjen e pashë që ka pasur përqindje të alkoolit. Tani a më pranohet namazi?
***
Përgjigjja:
Meqë ke ngrënë pa dije sepse nuk e ke ditur se ka përbërje të alkoolit në atë ushqim, namazi është në rregull. Nuk është mirë që njeriu të hajë produkte që kanë përbërje të alkoolit, ngase shpesh këto përbërje mund të jenë edhe të ndaluara, andaj njeriu të largohet nga kjo është më e sigurt, më e drejtë dhe më e mirë. Dhe duke pasur parasysh se produktet mund të kenë këso përmbajtje, është mirë të lexohet përmbajtja para se të hashë.
Por ke qenë diku musafir, dikush i ka servu e ti në këtë rast nuk e ke paketimin që ta shikosh përmbajtjen dhe kur e ke konsumuar produktin e caktuar ke dyshu se mos ka dicka, kur e ke shiku përmbajtjen e ke parë se ka pasur alkool. Kjo nuk prishë punë ti nuk ke mëkat sepse ke vepruar diçka nga padituria dhe në këtë rast është e falur me lejen e Allahut të Madhëruar dhe nuk ndikon në namaz kjo çështje.
Hoxhë Enis Rama