1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

A më lejohet krijimi i një web-faqeje për një kompani që ka veprimtari haram?

Më të lexuarat

Pyetje:

Dua të përpiloj një webfaqe për një kompani apo edhe të bëj edhe një program kompjuterik.
Jam i vetëdijshëm që disa nga gjërat që kjo kompani i vepron janë hallall mirëpo ka edhe disa veprime që janë haram.
Dhe, dua të di se a më lejohet mua ta bëj këtë punë në këtë kompani, duke e ditur që unë nuk do të jem direkt i përfshirë në bërjen e këtyre veprime haram?!
E gjithë ajo çfarë do të bëj unë në këtë komapni është përgatitja e programit apo përpilimit të webfaqes, të cilin pastaj ata do ta përdorin në punët e tyre të ndryshme në atë kompani.

Përgjigje:

I nderuar!

Së pari;
Duhet ta dish se nëse shumica e punës që bën kjo kompani është haram, atëherë nuk është e lejuar që ti t’ua ofrosh këto shërbime asaj kompanie.

Së dyti;
Nëse shumica e veprimeve ose punëve që bëjnë ata në kompanin e tyre është në suaza të hallallit, atëherë themi se ty të lejohet t’u ofrosh asaj kompanie këto shërbime.

Së treti;
Nëse harami dhe hallalli janë të njëjta, atëherë as në këtë rast nuk të lejohet ty t’ua ofrosh këto shërbime kompanisë në fjalë, duke u bazuar në atë se ajo qka llogaritet haram shumë leht do ta kalojë në peshë atë që është hallall.

Allahu është më i Dituri!.

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit