4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A lejohet t’i varrosim të vdekurit me arkivol?

Më të lexuarat

Pyetja:

A lejohet t’i varrosim të vdekurit me arkivol?

***

Përgjigjja:

Varrosja e të vdekurve muslimanë me arkivol është bidat (lexo: risi në fe) dhe veprimi i tillë është mëkat. Veprimi i tillë është në kundërshtim të plotë me sunetin e Pejgamberit ﷺ. Muslimanin duhet pastruar dhe qefinosur me një pëlhurë të bardhë (jo domosdoshmërisht). Larja e të vdekurit musliman, qefinosja dhe varrosja është farz kifaje (obligim që nëse e vepron një pjesë, bie përgjegjësia nga pjesa tjetër e muslimanëve), prandaj ai që i merr përsipër këto gjëra, duhet t`i bëjë me nijet të pastër në mënyrë që të marrë shpërblim nga Allahu i Madhëruar.
Të gjithë të Dërguarit e Allahut, Pejgamberët (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ta!), janë varrosur në tokë. Allahu i Madhëruar thotë: “Ai (Allahu) ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë.” (Rum: 20)

Dr. Shefqet Krasniqi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit