1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A lejohet ti përgojojmë jobesimtarët?

Më të lexuarat

Pyetje: A lejohet ti përgojojmë jobesimtarët?

Përgjigje: Dispoizitat legjislative fetare, nuk kanë te bëjnë me individët, por me veprimet.

Për këtë arsye, përgojimi është i qortuar si ndaj Muslimanit ashtu dhe ndaj të krishterit, por ndaj muslimanit është më i rëndë, sepse ndaj tij ke disa detyrime.

M.gj.th, përgojimi i të krishterit konsiderohet i ndaluar. Po të marim një shembull: Të vjedhësh, është e ndaluar si ndaj muslimanin, ashtu dhe ndaj të krishterit. Pra ashtu sikurse nuk lejohet të vjedhësh një të krishterë, po ashtu nuk lejohet edhe ta përgojosh atë, sepse siç thamë: Dispozitat lidhen me veprimet dhe jo individët.

Eshtë pyetur ibn Uehbi nxenesi i imam Malikut, për përgojimin e të krishterit dhe ka thënë: A nuk janë edhe ata njerëz? Pyetësi i tha: Po patjeter, atëherë ai i tha: Allahu i madhëruar thotë: “Dhe njerëzve u thoni fjalë të mira.”

Pra, Zoti i Madhëruar thotë: “Dhe njerëzve u thoni “ dhe nuk ka thënë: Muslimanëve, sepse termi “njerëz” përfshin muslimanin dhe jo muslimanin.

Nga ana tjetër duhet që muslimani ta ruajë gjuhën e vet, sepse nëse e zgjat gjuhën për të folur ndaj jomuslimanit, atëherë kjo vetvetiu e shtyn të flasë edhe ndaj muslimanit.

Nëse e zgjat gjuhen tek muslimani që ka afër, neser do e zgjasë gjuhën edhe tek muslimanët që ka larg, madje arrin të flasë edhe ndaj farefisit të tij më të afërt.

Muslimani duhet ta ruajë gjuhën e tij nga lëndimi dhe sharjet qoftë dhe ndaj kafshëve. Një ditë imam Subki po ecte në rrugë me djalin e tij dhe një qen filloi të lehte, djali i cili ishte i vogël në moshë tha: Pusho, mor qen bir qeni! Imam Subki u zemërua shumë dhe i tha: Mos thuaj ashtu , ruaje gjuhën biri im sepse po e mësove me këto fjalë, atëherë instiktivisht fjalët e këqia do të dalin prej teje.

Në këtë formë, imam Subki e edukonte djalin e tij, i cili më vonë u bë njëri nga dijetarët e shquar në medhhebin e Shafijve.

Njeriut nuk bëhet i pranueshëm në toke, e njerëzit nuk përfitojnë prej tij, veçanërisht kur është nxenës dije, vetëm atëherë kur ai ti numëroje frymëarrjet e tij.

Para se të flasë diçka, të mos nxitohet, sepse nuk është penduar asnjëherë ai që ka heshtur.
Fjalët, siç kanë thënë disa nga të parët tanë janë si drita qe dalin nga një thellësi, nëse dalin nuk kthehen më. Prandaj muslimani duhet ta raujë gjuhën nga përgojimi, thashethemet dhe gënjeshtra, sepse legjislacioni islam e ndalon këtë pa marrë parasysh se kë po përgojon, apo merr nëpër gojë.

Mesh’hur Hasen Al Selman

Përktheu Fatjon Isufi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit