5.5 C
Pristina
Tuesday, January 7, 2025

A lejohet t’i falet mehri bashkëshortit?

Më të lexuarat

Pyetja:

Si jane dispozitat e mehrit, a duhet mehri te merret patjeter apo mundet edhe te falet, dmth mos ti merret asgje bashkeshortit?

***

Përgjigjja:

Falenderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Mehri është dhuratë obligative që i takon bashkëshortes prej bashkëshortit të saj. Dhe ai (mehri) caktohet gjatë kurorës së martesës së tyre.

E nëse bashkëshortja vetë dhe me dëshirën e saj, pas caktimit të mehrit dhe përfundimit të kurorës, dëshiron që t’ia falë një pjesë të mehrit apo gjithë mehrin bashkëshortit të tij, ajo është e drejtë e saj. Thotë Allahu: “Grave jepnu dhuratën e kurorës së tyre (mehrin) më të mirë, e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo, atëherë hane atë hallall të mirë.” (Nisa, 4)

Ndërsa përveç bashkëshortes nuk ka të drejtë dikush tjetër (si babai apo vëllau), që t’ia falë bashkëshortit të saj mehrin që i takon asaj.

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit