Ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) thotë: Shprehjet për të cilat pyetët, kuptohen në dy forma:
a- Të jenë sharje dhe përçmim i kohës në të cilën jeton. Kjo është e ndaluar dhe nuk lejohet absolutisht, sepse ajo që ndodh përgjatë kohës është caktimi i Allahut të Madhëruar. Ai i cili shan kohën ka sharë Allahun. Për këtë arsye Allahu i Madhëruar në hadithin kudsij thotë: Biri i Ademit më zemëron Mua kur shan kohën. Unë e kam në dorë kohën dhe bëj çdo gjë me të. Unë jam Ndryshuesi i natës dhe ditës.
b- Kur dikush i thotë këto shprehje duke pasur për qëllim informimin se ç’po ndodh në aktualitet, kjo lejohet dhe nuk ka problem përdorimi i saj. Për këtë kemi argument fjalën e Allahut kur thotë për të dërguarin Lut (alejhi selam): “Dhe tha: Kjo është një kohë e vështirë.”
Të gjithë njerëzit thonë: Kjo është kohë e vështirë, ose në këtë kohë ndodhin shumë gjëra të këqija. Kjo është e lejuar.
Fjala “kohë e pabesë” nuk lejohet të thuhet, sepse pabesia është cilësi e keqe, e ulët dhe kjo është sharje që i bëhet kohës, gjë që siç e thamë më lart nuk lejohet.
Ndërsa fjala “ç’fatkeqësi dhe humbje paska qenë dita që të njoha”, në rast se personi ka për qëllim sharjen e kohës ose ditës në përgjithësi nuk lejohet, sepse është sharje po e kohës. Por nëse e thotë për sharjen e vetes, kjo nuk ka gjë, sepse ai nuk po shan kohën.
[Fetaua el Akide fq 614-615].