Pyetje:
Es-selamu alejkum!
Desha t’ju pyes se a është e lejuar me anë të fesë sonë të merret bursa studentore nga shteti apo edhe nga ndonjë kompani private?
***
Përgjigje:
Alejkum selam ve Rahmetullah!
Nëse dhënësi i bursës studentore nuk të kushtëzon ndonjë gjë, që kundërshtohet me mësimet fetare islame dhe nuk mund të fshihet ndonjë prapavijë tjetër, atëherë lejohet marrja dhe shfrytëzimi i asaj burse nga kushdo qoftë, ndonjë qeveri, organizatë joqeveritare, ndërmarrje private tregtare etj.
Allahu e di më së miri!
Muhamed Dërmaku