-3.8 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

A lejohet të ia tregoi fotot pa mbulesë një mashkulli me të cilin më lejohet martesa?

Më të lexuarat

Pyetja:

Eselamu alejkum ue rahmetullah ue berekatehu!
Desha të di se a më lejohet t’i tregoj fotot e mia pa mbulesë një mashkulli me të cilin më lejohet martesa. Allahu ju shpërbleftë me xhenetin Firdeus!

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Femrës muslimane i ndalohet të ekspozojë pjesët e trupit të saj para meshkujve të huaj pa marrë parasysh a bëhet kjo drejtpërdrejt apo me fotografi. Prandaj, motër e nderuar, juve ju ndalohet t’i dërgoni fotot tuaja ndonjë mashkulli të huaj, edhe nëse ai është i interesuar seriozisht të lidhë martesë me ju.

Edhe pse tek dijetarët ekzistojnë mendimet të ndryshme se a i lejohet mashkullit që dëshiron ta marrë për grua një femër, të shohë edhe disa pjesë tjera të kësaj femre, përveç fytyrës dhe duarve, sikurse flokët, qafën, etj., por që kjo të bëhet me anë të fotografive në vetvete ka shumë rreziqe dhe lejimi i kësaj nuk është i drejtë. Kjo për faktin se ato foto nuk janë të sigurta që do të shihen vetëm nga ai, pastaj në rast të mospranimit, ato foto mund të ruhen dhe të keqpërdoren, prandaj ju këshillojmë që t’i largoheni kësaj dhe të mos i dërgoni fotot tuaja.

Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit