Pyetja:
Gjatë gjendjes së papastërtisë pas marrëdhënieve intime, kur jemi xhunub, a lejohet të hajmë bukë?
***
Përgjigjja:
Po, lejohet të hashë bukë. Mirëpo ka ardhur në një hadith të Pejgamberit ﷺ që të mos preket dixka nga ushqimi pa i pastruar së paku duart.
Do të thotë lejohet të hahet bukë por është mirë të pastrohen duart, e nëse është e mundshme të merret abdes është edhe më mirë. Ashtu siç ka porositur Pejgamberi ﷺ, shkalla e parë është pastrohemi krejtësisht (gusuli), atëherë së paku të marrim abdes, në qoftë se nuk marrim abdes atëherë kur dëshiron të hash duhet t’i lashë duart patjetër. [1]
Allahu e di më së miri.
Hoxhë Zejd Haziri
————————————
[1] Shejh Albani, “Silsele Sahiha”