2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

A lejohet të blihet mish hallall në një dyqan që shet edhe mish haram?

Më të lexuarat

Pyetja:

A lejohet për muslimanin të blejë mish hallall prej një dyqani që shet edhe mish haram, nëse janë mishrat (çdo lloj prej tyre) e depozituar në depozitë dhe në frigorifer të veçantë, të ndarë nga njëri-tjetri?

Dhe a lejohet blerja e ushqimeve të lejuara prej një magazine të madhe tregtare, ku në këtë magazinë shitet alkol në një cep të veçantë të magazinës, dhe pronari i këtyre dyqaneve nuk është musliman?

***

Përgjigje:

Allahu i Lartësuar thotë: ”Dhe bashkëpunoni në të mira dhe devotshmëri dhe mos bashkëpunoni në gjynahe e armiqësi.“

Pra nuk lejohet për muslimanin që të jetë ndihmues i dikujt në të keqe dhe gjynahe dhe në shkeljen e ndalesave të Allahut;

Për këtë arsye, nëse muslimani ka mundësi të zgjedhë, në atë mënyrë ku gjen dikë që shet vetëm hallall dhe e largon veten prej shitjes së haramit, si mishi i derrit dhe si shembulli i tij, është detyrë për të që te blejë prej tij, dhe jo nga ai që shet hallall dhe haram, prej mishit të derrit, alkolit, etj.

Por nëse nuk është e mundur kjo, atëherë i lejohet muslimanit të blejë mish hallall dhe ushqime të lejuara prej tij, nëse ushqimet nuk janë të përziera me njëra – tjetrën. Allahu i Lartësuar thotë: ”Dhe kijeni frikë Allahun sa të keni mundësi.“

[E shkëputur prej ” Fetvave të Komisionit te përhershëm – Vëllimi i parë ” ( 13 /173)].

Përktheu: Junus Telezi

 

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit