-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A lejohet ta hajmë mishin e ithtarëve të librit?

Më të lexuarat

Pyetja:

Unë kam shumë dyshim për faktin që shumë muslimanë thonë se nëse një i krishterë ose një çifut të jep mish për të ngrënë, ne duhet të themi besmelën për ta bërë hallall. Por Islami na mëson se ajo që është haram mbetet haram, edhe pse ka një qëllim të mirë (d.m.th. të thuhet besmeleja).

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Dijetarët pajtohen njëzëri se lejohet të hahet mishi i ithtarëve të librit, çifutëve dhe të krishterëve, nëse përmendet emri i Allahut në kohën e therjes, siç thotë Allahu :

Dhe mos hani nga ajo që (para therjes së saj) nuk është përmendur emri i All-llahut, vërtet ajo (ngrënia) është mëkat..” (Enam, 121)

Nëse personi përmend një emër tjetër përveç atij të Allahut, siç është emri i Uzejrit ose i Mesihut, atëherë nuk lejohet të hahet prej tij, për shkak të kuptimit të përgjithshëm të ajetit:

“Ai ju ka ndaluar… atë që theret si kurban për të tjerët përveç Allahut.” (Bekare, 173)

Gjithashtu, është kusht që mishi të theret në mënyrën e përcaktuar me Sheriat. Nëse dihet se therja nuk është bërë në mënyrën e duhur islame, p.sh. me mbytje ose goditje elektrike e kështu me radhë, atëherë është haram.

Sa i përket pretendimit që bëjnë disa, se mjafton vetëm të përmendet emri i Allahut kur hahet, kjo është raportuar në lidhje me disa muslimanë që ishin të rinj në Islam. Sahabët e pyetën Pejgamberin ﷺ për këtë, duke thënë: “O i Dërguar i Allahut, disa njerëz të rinj në Islam na sollën mish, e ne nuk kemi dije nëse ata përmendën emrin e Allahut mbi të apo jo.” Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Thuaj emrin e Allahut mbi të dhe haje”. [1]

Urdhri duhet kuptuar si që do të thotë që njeriu duhet të jetë në anën e sigurt, me kusht që të mos e dijë paraprakisht se mishi nuk është therur siç duhet.

Dhe Allahu e di më mirë.

Shejh Muhamed Salih El Munexhid

Burimi: islamqa.com

————————————————-

[1] Buhariu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit