8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

A lejohet ta blejmë makinën me këste?

Më të lexuarat

Pyetja:

Shoqja ime jeton në Itali dhe i duhet patjetër një makinë që të shkojnë në punë bashkë me bashkëshortin, pasi e kanë shumë larg dhe s’kanë alternativë tjetër. Mirëpo thotë që mënyra e vetme për ta blerë makinën është me këste, sepse atje ku është ajo nuk shitet me lekë në dorë. Siç dihet në qoftë se e blen me keste duhet patjetër të paguaj interesin që është i ndaluar. Si duhet të veprojë në këtë rast meqë s’ka alternativë tjetër, a mund ta blejë me këste?

***

Përgjigjja:

Së pari lejohet shitblerja me këste sipas mendimit më të saktë i cili është edhe mendimi i shumicës së dijetarëve. Nëse e blen një mall; qoftë makinë apo diçka tjetër, nga pronari ose firma me këste të bëra qartë dhe të caktuara për çdo muaj; si psh; 300 euro, 400 euro, e kështu për çdo muaj, pa interes.

Së dyti: Nuk lejohet që të paguhet interesi përtej kësteve të caktuara sepse ajo është kamatë (rriba), dhe marrja ose dhënia e kamatës është prej gjynaheve të mëdha, dhe e ndaluar në Kuran, Sunet, dhe me konsensus të dijetarëve (ixhma).

Së treti; Përveç kamatës kjo mënyrë blerjeje ka një problem tjetër nëse makinën jua blenë banka ose kompania sepse në përgjithësi ajo nuk regjistrohet si pronë e tyre, dhe ata shesin diçka që nuk e kanë pronë të tyre, plus që kërkojnë edhe përqindje kamatë sikurse cekëm më lartë. Profeti ﷺ ka ndaluar shitjen e atij malli që nuk e zotëron dhe nuk është në pronësi të shitësit. Edhe nëse do lejohej kjo mënyrë blerjeje, atë e rrethojnë shumë probleme dhe paqartësi, dhe nëse ndodh ndonjë problem gjatë kësteve nuk dihet kush i mban përgjegjësitë.

Së katërti: Provoni të gjeni rrugëzgjidhje të lejuara; t’i kërkoni dikujt borxh nëse ekziston mundësia, ose ta blejë atë një mik ose shok i juaji pastaj të ua shesë atë juve me këste pa kamatë. Ai që ka frikë Allahun dhe i ruan kufijtë e Tij, Ai do ti bëjë zgjidhje.

Së pesti: Lejohet që ju ta bleni makinën në këtë mënyrë (duke paguar kamatën e ndaluar) në rast domosdoshmërie, nëse skeni mënyrë tjetër jetese dhe furnizimi.

Allahu e di më mirë.

Hoxhë Hariz Allkoçi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit