Pyetja:
A lejohet ta agjërojmë vetëm ditën e xhuma kur i bie të jetë dita e Arafatit?
***
Përgjigjja:
Nuk përbën problem agjërimi vetëm i ditës së xhuma nëse i bie ditë e Arafatit.
Shejh Uthejmini ka thënë: “Agjërimin e ditës së xhuma vetëm e ka ndaluar Profeti , por nëse dita e Arafatit përkon me ditën e xhuma për shembull, dhe e agjëron të vetme, nuk ka problem, sepse ai po e agjëron si ditë të Arafatit e jo se është ditë e xhuma.
Po kështu nëse dikush ka ditë për të agjëruar kaza nga Ramazani, dhe nuk mundet që t’i agjëroj vetëm se ditën e xhuma, nuk ka problem nëse e veçon atë ditë me agjërim.”
Fetaua Nur Ala’ Derb, kaseta 283.