1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

A lejohet shikimi i serialeve latino-amerikane?

Më të lexuarat

Pyetja:
A lejohet shikimi i serialeve latino-amerikane?

***

Përgjigja:

Koha e besimtarit është e vlefshme dhe për kohën do të pyetemi në Ditën e Gjykimit. Do të pyetemi çka kemi bërë dhe kohën si e kemi kaluar dhe ku e kemi harxhuar. Për këtë duhet të përgatisim të gjithë përgjigje. Nëse koha na kalon në gjëra të kota, atëherë përgjigje nuk do të kemi.

Në këtë rast, serialet latino-amerikane janë humbje e kohës në gjëra të padobishme.

E dyta, me këto seriale dhe mentalitetin e ngjarjeve që zhvillohen në to, nuk na lidh asgjë, as feja, as kombi, as gjuha, bile as kontinenti. Ata kanë tradita tjera e ne tjera, ata kanë fe tjetër e ne tjetër.

E treta, në ato seriale, madhërohet kryqi dhe çdo herë kërkojnë mbrojtje prej kryqit dhe kishës, nëse i shikojmë këto seriale, veçanarisht në prezencë të fëmijeve, frikohem se do të normalizohen dhe fëmijët tanë do të fillojnë t’i imitojnë ata.

E katërta, këto seriale kanë përmbajtje që nxit mëkat, haram dhe devijim. Flasin për tradhëti bashkëshortore, tradhëti mes shokëve, forma të ndaluara të kontaktit mes gjinive, që feja i ndalon, e duke i shiquar normalisht se bëjmë mëkat, e, krahas kësaj, frikohem se nëse vazhdojmë, do të na bëhen dukuri normale edhe në vendet dhe mjediset tona.

E pesta, aty ka femra lakuriqe, pamje të ndaluara, kontakte në mes gjinive që nuk guxojnë të bëhen publikisht, e muslimani këto i ka të ndaluara ti shikojë. Krejt tjetër është nëse këto pamje janë në rrugë, se ti nuk ke ku shkon, po edhe atje duhet ta ulësh shikimin e jo t’i lësh sytë zgjidhur. Ndërkaq, këtu ti me qëllim i shikon, dhe kjo nuk ka arsyetim.

Allahu i Madhërishëm ka thënë:
“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. Allahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.” (Nur: 30)

I Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë Aliut r.a.: ”O Ali, mos e paso shikimin me shikim tjetër, ngase ti ke të drejtë në të parin, por nuk ke të drejtë në të dytin”

Është transmetuar prej Xherir ibn Abdullah El-Bexhelijut se ka thënë: ”E pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ për shikimin e befasishëm, e ai më urdhëroi që ta kthej shikimin”

Në të dy koleksionet autentike-Sahihajn është shënuar hadithi: ”Birit të Ademit (njeriut) i është caktuar hisja e tij prej zinasë të cilën patjetër do ta arrijë. Zinaja e syrit është të shikuarit, zinaja e gjuhës është të folurit, zinaja e veshëve është të dëgjuarit, zinaja e duarve është prekja, zinaja e këmbëve është ecja, epshi lakmon dhe dëshiron, ndërkaq organet gjenitale e vërtetojnë apo e përgënjeshtrojnë këtë”

Besimtari shpërblehet pëpr ndaljen e shikimit, ngase ky veprim është largim nga gjërat e ndaluara. I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: ”Çdo musliman që e shiqon pjesët e trupit tërheqëse të një femër të bukur, e pastaj e ndal shikimin e tij, Allahu këtë ia kompenzon me adhurim ëmbëlsinë e të cilit ai e shijon”.

Një çështje tjetër e lidhur për këto pamje është se fëmijët mësohen me këto pamje dhe pastaj edhe vetë i imitojnë me fëmijët tjerë. Fëmijët e muslimanëve duhet maksimalisht të largohen na pamjet që në fenë tonë janë turp. Për latinoamerikanët nuk janë gjë, as lidhjet jashtëmartesore, as lidhjet e dashurisë në mes të rinjve, por në fenë tonë është krejt ndryshe. Bile, edhe tradita kombëtare e jona nuk e justifikon veprimin e tillë.

Marrë parasyshë këto që i përmenda, dhe shumë gjëra tjera që mund të përmenden, me fakte dhe argumente, konstatoj se nuk bën të shikohen serialet latinoamerikane.

Allahu na e shtoftë dëshirën për leximin e Kuranit, librin, dhe preokupimin me gjëra të dobishme! Allahu na forcoftë në të vërtetën!

Bashkim Aliu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit