-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A lejohet operimi i veshve, nëse janë të mëdhenj?

Më të lexuarat

Pyetja:

A lejohet operimi i veshve, nëse janë të mëdhenj?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon vetëm Allahut, përshëndetjet lëvdatat të Dërguarit të Tij.

Sa i përket operacioneve zbukuruese për të zvogëluar ndonjë organ të trupit, sepse ai është i madh, atëherë, ashti siç e kemi thënë disa herë se, operacionet zbukuruese lejohen vetëm ne raste kur nderhyrja me operacion është e domosdoshme apo nevojë e madhe. Fjala vjen: Për ta larguan ndonjë problem nga trupi (hunda e shtrembër dhe me vështirësi merr frymë), apo për ta zvogëluar ndonjë organ i cili është jashtë masës normale te njerëzit, sikurse hunda apo veshi kur janë shumë të mëdhenj. Kriter i vlerësimit se a është i madh apo jo, bëhet atëherë kur me atë madhësi të veshëve nuk ka asnjë njeri, apo ka por aq janë të rrallë, saqë kur i shohin njerëzit çuditen. Ndërsa nëse janë pak më të mëdhenj se shumë njerëzve te tjerë, por prapë nuk e kalojnë formen normale të veshëve, atëherë nuk lejohet zvogëlimi i tyre. Vlen të theksohet se, ndodh që disa njerëz nëse pak më ndryshe e kanë hundën apo veshët, me lehtësi kompleksohen, apo ndikohen nga fjalët e njerëzve kur i dëgjojnë për veten e tyre. Mirëpo këto nuk janë arsye e justifikueshme të lejohet ndërhyrja me operacion zbukuruese, ngase në të kundërtën do të konsiderohej ndryshim pa nevojë i formës në të cilën na krijoi Allahu i Lartësuar.
(Për me tepër, lexo përgjigjet rreth mbjelljes së vetulla dhe zvogëlimit të hundës me operacion).
Allahu e di më mirë.

Hoxhë dr. Rasim Haxha

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit