1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

A lejohet në Islam derdhja e spermës jashtë vaginës me gruan tënde?

Më të lexuarat

Pyetja:

E kam një pyetje mjaft të ndërlikuar dhe intime pasi kam lexuar hadithet, Kuranin dhe i shikoj në shumë faqe pyetje përgjigjet, por për këtë temë shumë pak flasin njerëzit, është fjala për marrëdhëniet seksuale. Kjo pyetje nuk është individuale për mua, por dua si musliman që këtë punë ta dimë se si janë rregullat e Islamit në këtë pyetje që po parashtroj. Fjala është se në Islam është i ndaluar abortimi dhe mosbërja fëmijë është e ndaluar, por nëse një njeri është i martuar dhe ka bërë fëmijë 3, 4 ose 5 dhe nuk do të bëjë më fëmijë se ka mjaft, a është e lejuar në Islam parandalimi i shtatzënisë pasi ke mjaft fëmijë. A është i lejuar parandalimi si p.sh përdorimi i kondomëve apo gjate marrëdhënieve seksuale me gruan a është hallall që gjate marrëdhënieve kur të vijë afër ejakulimi apo hedhja e farës a lejohet derdhja e spermës jashtë vagjinës për të parandaluar shtatzëninë pasi ke mjaft fëmijë. Kjo është për ata që kanë fëmijë e nuk duan më shumë sepse dihet se nëse nuk parandalohet, atëherë gruaja fëmijë mund të lindë deri në 10 apo 15 fëmijë. Pyetja ime është a është i lejuar me Islam me hadith parandalimi i shtatzënisë pasi ke mjaft fëmijë sepse muslimani duhet çdo herë me gruan e tij me pas marrëdhënie për kënaqësi apo shfryrjen e epshit në mënyrë hallall që ka thënë edhe vetë Muhamedi s.a.v.s., por t’i bëjë këto ama jo me shtatzëni. Më pas shpresoj që pyetjen time ta kuptoni sa më mire çka kam dashur të them, shpresoj që mirë e kam shkruar. Nëse mundeni, përgjigjuni dhe këtë pyetje përhapeni edhe nëpër të tjera faqe që të jetë një përgjigje e përgjithshme nga të gjithë dhe ta diskutojmë këtë temë intime që shumë njerëz i preokupon, por nuk e parashtrojnë këtë pyetje. Është mirë që si muslimanë ta dimë edhe këtë çështje të rëndësishme, por shumë njerëz kanë turp ta diskutojnë, por duhet t’i dimë  këto kushte. Shpresoj në një fetëa të përgjithshme dhe korrekte sipas Islamit dhe haditheve autentike apo mendimit të dijetareve të përgjithshëm. Selam alejkum!

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Vëlla i nderuar, pyetja të cilin e keni parashtruar është një problematikë që i kemi dhënë përgjigje të sqaruar mjaft, në dy përgjigje të mëhershme. Prandaj, kthehuni aty:

1.      Planifikimi Familjar: http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=2093

2.      Përdorimi i mjeteve për pengimin e shtatzënisë: http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1652

 

Selam alejkum

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit