Pyetje: Cili është gjykimi i blerjes dhe mbajtjes së këtyre kafshëve dhe përkujdesja për ta nëpër shtëpi: leopardët dhe luanët?
Shejkh Feuzan: Nuk lejohet (mbajtja) e egërsirave, nuk lejohet. Qentë nuk lejohen, shtoja kësaj edhe futjen e tyre në shtëpi.
Pyetësi: pyet edhe për gjarpërinjtë?
Shejkh Feuzan: Zbukurohu me ta që të të kafshojnë. Ç’i do gjarpërinjtë?!
Pyetësi: E majmunët?
Shejkh Feuzan: As majmunët. Nuk ke dobi tek ato, po ashtu të gjitha këto janë të pista.
Pyetësi: Në fund pyet për papagajtë?
Shejkh Feuzan: Shpezët po! S’ka ndonjë problem.
Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Mukhtesar Zadul-Me’ad, 65