1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

A lejohet gjumi përmbys (me bark)?

Më të lexuarat

Pyetja:
A është e vërtetë që është e ndaluar shtrihemi apo të flejmë përmbys (me bark), se shejtani ashtu flen e ne nuk bën ta emitojmë?

***

Përgjigje:

Gjumi ose shtrirja përmbys është diçka e papëlqyer dhe e urryer nga Allahu i Madhëruar, siç ka ardhur në hadith të saktë:

Tahfe ibn Kajs el Gafari thotë: “Ndërkohë që isha i shtrirë përmbys në xhami prej magjisë, një burrë më preku me këmben e tij dhe më tha: “Këtë lloj shtrirje Allahu e urren!” Ngrita kokën, dhe pashë se ai ishte i Dërguari i Allahut ﷺ.” [Hadith Sahih. Ebu Daudi 5040. El Xhamiu es Sagir 4035]. Kjo fetva është dhënë nga Komisioni i përhershëm i fetvave (el lexhne ed daime), me nr. 19313.

Në një transmetim tjetër nga Ebu Hurejra, thuhet se Pejgamberi ﷺ kaloi pranë një burri të shtrirë përmbys dhe e luajti me këmbë, pastaj i tha: “Këtë lloj shtrirje Allahu nuk e do.” [Hadith Hasen Sahih. “Sahihu et Targib” 3079]. Kurse hadith ku të permendet se në këtë mënyrë fle shejtani, nuk ekziston.

Përmendim këtu se fjetja përmbys nuk bën mirë as për shëndetin e njeriut, por në raste kur njeriu është i sëmurë dhe nuk mund të qetësohet veçse duke qenë përmbys, atëherë i lejohet atij në këtë rast. Kështu ka dhënë fetva edhe shejh Ibn Uthejmini në fetvatë e quajtura “Nurun ala Derb”, në faqen nr. 36.

Allahu është i Gjithëdijshmi dhe vetëm në Dorën e Tij është suksesi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë, familjen, shokët dhe të gjithe ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit!

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit