Allahun e falënderojmë, paqja dhe bekimi qofshin mbi Muhamedin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Iriqi tek dijetarët llogaritet prej kafshëve që kanë gjak që rrjedh dhe sa i përket ngrënies së mishit të tij ka divergjencë te dijetarët mysliman. Disa prej tyre e kanë lejuar dhe disa e kanë ndaluar. Por mendimi më i saktë, edhe pse Allahu e di më së miri, është mendimi që lejon ngrënien e mishit të iriqit, pasi ta therë atë duke u mbështetur në parimin bazë të lejimit dhe se nuk është fëlliqësirë ose gjë e gërditshme.
Allahu, subhanehu ve teala, thotë:
وَقَدْ فَصَّلَ لَكُمْ مَا حَرَّمَ عَلَيْكُمْ [الأنعام:119].
“… e Ai ju sqaroi juve se çka është e ndaluar për ju, …”. (El-Enam: 119).
Kurse iriqi nuk është në mesin e ushqimeve të ndaluara të cilat Allahu na i ka sqaruar në mënyrë detale.
Iriqin si ushqim dhe shëndet e kanë përmendur edhe në librat e vjetër të medicinës siç qëndron në Kanunin e Ibën Sinës, etj.
Të këtij mendimi është edhe shejh Ibën Bazi, shejh Feuzani dhe të tjerë.
Bekir Halimi