0.1 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

A lejohet agjërimi i muajit Muharrem?

Më të lexuarat

Pyetja:

Es-selam alejkum ue rrahmetullahi ue beraketuhu!
A lejohet agjërimi i muajit Muharrem? Allahu ju shpërbleftë ju dhe ne!
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Disa nga fukahatë kanë thënë se është sunet të agjërohet i tërë muaji Muharrem. Ata për këtë argumentojnë me hadithin të cilin e shënon Muslimi: “Agjërimi më i vlefshëm pas Ramazanit është agjërimi i muajit të Allahut, Muharrem.”
Mirëpo nuk vërtetohet nga Muhamedi salallahu alejhi ue selem ta ketë agjëruar tërë muajin (pa e prishur asnjë ditë) përveç muajit të Ramazanit. Ajo që dihet nga ai është se agjëronte më së shumti nga muajt pas Ramazanit, ditët e muajit Shaban, por jo edhe të tërën. Kështu që hadithi i sipërpërmendur: “Agjërimi më i vlefshëm pas Ramazanit është agjërimi i muajit të Allahut, Muharremi”, ka për qëllim agjërimin e ditëve nga muaji Muharrem e jo tërë muajin. Prandaj disa nga fukahatë kanë thënë se nuk është e pëlqyer që të agjërohet i tërë muaji Muharrem (pa e prishur asnjë ditë), pasi me këtë bëhet bashkimi në mes thënies së Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe praktikës së tij.
Megjithëkëtë, edhe nëse dikush e praktikon agjërimin e tërë muajit duke marrë për bazë kuptimin e përgjithshëm të hadithit të lartshënuar, kjo nuk duhet të krijojë kundërshti dhe mospajtime.
Alaudin Abazi
1.2.2008

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit