1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

A lejohen marrëdhëniet seksuale pas iftarit?

Më të lexuarat

Pyetje:

A lejohet marrëdhënia seksuale me gruan pas iftarit pa u pastruar, meqenëse ne nuk kemi ujë në mbrëmje, deri në mëngjes?

***

Përgjigje:

Pas iftarit lejohet gjithçka që ishte e ndaluar para iftarit për shkak të agjërimit, si marrja e ushqimit dhe pijeve, ashtu edhe marrëdhëniet intime në mes të bashkëshortëve. Allahu fillimisht kishte ndaluar një gjë të tillë por më vonë e lejoi ku thotë:

“Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Ato janë petk për ju e ju jeni petk për ato. Allahu e di mirë se ju e keni mashtruar veten (duke shkuar me gratë para se të zbriste lejimi), por Allahu e ka pranuar pendimin tuaj dhe jua ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju.” (Bekare, 187)

Sa i përket pastrimit pas marrëdhënieve, ai është i domosdoshëm për ta falur namazin. Pastrimi – gusli mund të vonohet, por jo aq sa të humbë koha e namazit. P.sh. nëse pasi ta keni falur jacinë (teravitë) keni marrëdhënie me gruan dhe e dini se uji deri në sabah, para se të lind dielli vjen, atëherë lejohet të kryeni marrëdhënie dhe ta vononi pastrimin. E nëse fare nuk keni ujë dhe rrezikon të lind dielli, atëherë lejohet të merrni tejemmum (pastrimin alternativ me dhe apo pluhur në mungesë të ujit) dhe ta falni sabahun, pastaj kur të vjen uji duhet të merrni gusël – ta pastroni tërë trupin me ujë.
Një gjë duhet cekur se ju mund ta rezervoni ujin që më herët (para se të ndalet) dhe të pastroheni me të pasi t’i kryeni marrëdhëniet. Nëse këtë mund ta bëni, nuk do të lejohej që ta neglizhoni e të mbështeteni në zgjidhjen me tejemmum.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dëramku

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit