-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

A keni menduar ndonjëherë pse rrjetet e komunikimit janë falas?!

Më të lexuarat

Kur ti nuk paguan çmimin e mallit, dije se ti je (malli)…!! Tregohu i kujdesshëm dhe mendo rreth kësaj çështjeje. Në jetën tonë, celulari është aparati më i lehtë për t’u mbajtur, por në botën tjetër, ai mund të jetë një gjynah shumë i rëndë. Prandaj, le ta përdorim teknologjinë (celularin) për mirë.

Të gjitha programet e komunikimit shoqëror (Google, Facebook, Tëitter, ËatsApp etj) janë një det i thellë, ku moralet dhe vlerat e burrave kanë humbur, mendjet e njerëzve kanë rënë pre e tyre. Të gjitha shtresat e shoqërisë janë përpirë nga dallgët e shthurjes morale dhe shpirtërore. Prandaj, kujdes kur “lundron” në këto rrjete! Bëhu si bleta, e cila nuk qëndron vetëm se për të marrë pjalmin. Në radhë të parë bëhu i dobishëm për veten tënde pastaj për të tjerët. Mos u bë si miza e cila shkon dhe qëndron kudo, në vende të pista e të mira dhe mbart sëmundjet pe i ndjerë. Interneti është një treg i madh, ku asnjëri nuk e jep mallin falas! Çdonjëri e jep kundrejt diçkaje! Prej tyre ka persona që duan të prishin moralin kundrejt mallit të tij!! Prej tyre ka persona që duan të ofrojnë mendime të dyshimta!! Prej tyre ka persona që kërkojnë famë!! Prej tyre ka përmirësues dhe reformues. Prandaj, mos bli derisa ta studiosh mirë mallin! Kujdes, mos hap faqe elektronike, sepse disa prej tyre janë kurth, sherr i madh, dhe shkatërrim! Kujdes, se mos përhap fjalë thashetheme boshe dhe shaka! Kujdes, mos rend pas gjërave të ndaluara!

Dije se kjo gjë bën tregti me ty në të mirat dhe në të këqijat. Zgjidhe mallin përpara se ta hedhësh në shitje, sepse blerësi nuk pyetet. Përpara se të komentosh apo të marrësh pjesë, mendo nëse ky veprim që do bësh kënaq ose zemëron Allahun. Mos i bëj padrejtësi shoqërisë, përderisa ti nuk ke parë gjë!! Mos i gjyko njerëzit mbi bazën se çfarë shkruajnë.

Ata janë të maskuar!! Ata janë kameleone!!

Sjelljet dhe etikën e kanë sa për sy e faqe!!

Përgënjeshtrojnë të vërtetën!!

Fjalët i kanë të bukura!!

Sa e sa pretendojnë se janë fetarë, por në realitet, feja është e pastër!!

Sa e sa duken të bukur, por në të vërtetë janë më të këqijtë e të këqinjve!!

Sa e sa duken bujarë, por në të vërtet janë më koprracë se koprracët e tjerë!!

Sa e sa duken të guximshëm, por në realitet janë më frikacakë!!

Vetëm atë që mëshiron Zoti.

Bëju prej atyre që Zoti i mëshiron.

Kujdes, mos përdor emra anonim. Madje, edhe bajtësit e këtyre emrave nuk i besojnë vetes së tyre. Prandaj, mos i beso dikujt që nuk i beson vetes së tij. Kujdes, se mos përdor emra anonim, sepse Allahu është i Gjithëdijshëm.

Mos i lëndo ata që të kanë lënduar, sepse ti përfaqëson veten tënde, kurse ai të tijën, ti je pasqyrë e sjelljeve dhe moralit tënd, jo pasqyrë e sjelljeve të tij.

Perzgjidhi fjalët që shkruan! Ti shkruan, engjëjt t’i regjistrojnë fjalët, Allahu i Madhërishëm të mbikëqyr dhe të merr në llogari. Gjëja që më frikëson më shumë (në detin e internetit) është shikimi e gjërave të ndaluara, të shthurura dhe degjeneruese. Nëse ti përdor internetin, përfito prej tij me qëllim komunikimin me shoqërinë tënde dhe përpiqu që të përhapësh fenë tënde. Nëse e shikon veten të zhytur në të ndaluarat, ik prej botës së internetit njësoj si të arratiseshin prej hienës grabitqare. Prej hyrjeve më të rëndësishme të shejtanit është gafileti (mosvëmendja) dhe epshi të cilat janë dy shtyllat e internetit.

Dije se kjo gjë nuk është krijuar që t’i të tregohesh gafil (i pavëmendshëm) por në realitet, në shërbimin tend. Prandaj, përdore celularin dhe jo ai të të përdori ty.

Nëpërmjet tij ndërto dhe mos lejo që ai të të shkatërrojë ty. Bëje internetin që ai të jetë argument për ty, e jo kundër teje!

I lutemi Allahut të Lartësuar të na udhëzojë, të na dhurojë sukses neve dhe të gjithë atyre që i lexojnë këto fjalë!

Dr. Omer Abdulkafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit