0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

A keni dëgjuar për Muhamed Ali Rishwan?!

Më të lexuarat

Rishwan njihet si legjenda egjiptianase dhe krenaria e arabëve por ishte edhe tema më në zë e botës një herë e një kohë.
Në fillimet e tij ai ishte lojtar i dalluar i xhudos, ishte fati që të fitonte kampionat pas kampionati derisa arriti të fitonte edhe Kampionatin Afrikan.
Në atë kohë u publikuan në lajme dy rrjeshta ku flitej për fitimin e kampionatit, por Rishwani vazhdoi të qëndrojë larg veshëve dhe syve të egjiptianëve deri në vitin 1984, vit në të cilin ishte edhe olimpiada në Los Anxhelos.
Rishwan arriti të korrë fitore spektakolare ndeshje pas ndeshje derisa i habiti të gjithë me arritjen e tij në ndeshjen finale, ku dhe Egjipti për herë të parë në histori do të fitonte një medalie olimpike. Medalje të artë ose të argjendtë!
Gazetat filluan të shkruajnë por edhe radiot filluan të flasin, e televizionet të brohorasin me emrin e kampionit. Me shpejtësinë e vetëtimës të gjithë egjiptianët e njohën atë, madje edhe ndeshja u transmetua live, ku populli egjiptian dhe arab ishin të mbërthyer para ekranit duke ndjekur dhe duke u lutur për kampionin nga Aleksandria. Ata shpresonin se do të fitonte medaljen e artë edhe pse përballë kishte ish kampionin e botës, japonezin e frikshëm Jamashta.

 

Por… me fillimin e ndeshjes shikuesit panë diçka shumë të habitshme.
Rishwan nuk e godiste kundërshtarin e tij në këmbë, por afroheshin bashkë njeri me tjetrin..!
Kjo është diçka e habitshme në xhudo.
Ai humbi shumë pikë!
Në këto momente e gjithë bota dëgjoi të bërtiturën e trajnerit të Rishwanit të thotë: “Godite në këmbën e majtë.
Godite në këmbën e majtë.”
Sillja medalien e arit Egjiptit, por Rishwani refuzoi ta godiste, madje refuzoi që të marrë pikë në këtë mënyrë. Japonia e fitoi medaljen e artë e ndërsa Egjipti fitoi medaljen e argjendtë.
“Normal ne si tifozë ishim të mërzitur me humbjen e medaljes së artë dhe nuk e kuptonim se përse Rishwani nuk luajti fuqishëm! “
Ishte shumë përtac madje refuzoi edhe porositë e trajnerit të tij, por sapo u mbajt konferenca për shtyp u ngrit një gazetar i huaj dhe e pyeti Muhamedin: Përse nuk i zbatove porositë e trajnerit tënd?
Ju përgjigj Rishwan: Më erdhi lajm i sigurt se kampioni japonez kishte këputur ligamentin e brendshëm të gjurit të majtë dhe çdo goditje e fuqishme në të mund ta shkatërronte përfundimisht, por ai ( lojtari japonez ) e fshehu lajmin dhe vendosi që të luante dhe të sakrifikonte sepse ai përfaqësonte vendin e tij…në këto momente i njëjti gazetar e pyet serish: E vërtetë, por kjo ishte një mundësi e rrallë dhe do të ishte më primare për ty të fitoje, përse nuk e shfrytëzove këtë mundësi që të arrije të fitoje medaljen e artë për vendin tënd?

 

Përgjigjia për këtë pyetje e Muhamedm Rishwan ishte historike kur tha se: “Feja ime më ndalon të godas një të dëmtuar dhe t’i rrezikoj të ardhmen për shkak të një medalje!
Në këtë moment u ngritën të gjithë duke duartrokitur gjatë për kampionin aleksandriano-musliman. Për shkak të këtij morali të lartë UNESCO e dekoroi si lojtari me moralin më të lartë në botë. Ndërsa komisioni organizativ i dha medalje nderi sepse ai realisht e meritonte atë si dhe i reklamoi reputacionin dhe vlerat e tij në të gjithë botën.
Edhe japonezët e nderuan me një nderim të veçantë ku e pritën si të ishte mbreti i kurorës.
Filluan miliona njerëz të interesohen për këtë fe madhështore e cila urdhëron ndjekësit e saj me këto morale të larta! Dhe në bazë të statistikave dhe vlerësimeve del se më shumë se 50 mijë persona në botë janë bërë muslimanë për shkak të këtij veprimi, njëri prej atyre që deklaruan islamin ishte edhe “Riku”. Kjo ishte vajza japoneze e cila u dashurua me Muhamedin por edhe ai u dashurua me të, e madje u martuan bashkë dhe patën tre fëmijë, Ali, Amar dhe Alja. Ata jetuan në Aleksandri përpara se të bëhej gjyqtar i shquar ndërkombëtarisht si dhe anëtar në federatën botërore të lojërave dhe biznesmen i suksesshëm.
Ndoshta nëse Rishwan do të fitonte medaljen e artë nuk do të arrinte as gjysmën e vlerësimit, respektit dhe dashurisë së zemrave të njerëzve në botë.

Ajo që ka vlerë quhet “MORAL” o njerëz…
Moralet të cilat urdhëron feja jonë e pastër..sepse feja është mardhënje ndërnjerëzore të moralshme dhe me norma përpara se të jetë adhurime..
Islami është parime, vlera dhe morale..
“Qëllimi i dërgimit tim është përsosja e moraleve te larta “(hadith)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit