3.5 C
Pristina
Monday, November 4, 2024

A kemi bërë mëkat që i kemi dhuruar njëri-tjetrit ora dore me personin që dua?

Më të lexuarat

Pyetja:

A kemi bërë mëkat që i kemi dhuruar njëri-tjetrit ora dore me personin që dua?

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Pyetja e juaj është e përgjithshme, por nëse është fjala për një person me të cilin keni lidhje ose dëshironi të krijoni lidhje dhe kështu të filloni një shoqëri të ndërsjellë, duke u njoftuar më mirë, shprehur dashurinë, këmbyer dhurata, duke dalë së bashku, etj., dhe krejt kjo pa ndonjë qëndrim të qartë se si do të përfundojë raporti juaj në të ardhmen, atëherë themi se ky kontakt është i ndaluar, ashtu si do të ishte i ndaluar edhe çdo veprim i cili do ta ndihmonte realizimin e këtij qëllimi, në rastin tuaj dhuratat e ndërsjella.

Në anën tjetër, nëse qëllimi i juaj është i ndershëm dhe ju jeni në proces e sipër të procedurave të fejesës, qoftë edhe krejtësisht në fillim, atëherë inshallah nuk ka të keqe në këtë, por me kusht që sa më parë ta definoni fejesën tuaj. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abaz

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit