1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

A ke dhuruar akoma sadaka për trupin tënd?

Më të lexuarat

A ke dhuruar akoma sadaka për trupin tënd?

Transmetohet nga Ebu Dherri(Allahu qoftë i kënaqur me të)që i Dërguari(paqja dhe bekimi i Allahut qofte mbi të)ka thënë:

” Cdo mëngjesë për çdo nyje të trupit të njeriut duhet dhënë sadaka, andaj çdo tesbih (subhanall-llah) është sadaka, çdo tahmid (el-hamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe il-lall-llah) është sadaka, çdo tekbir (All-llahu ekber) është sadaka, urdhërimi në të mirë është sadaka, largimi prej të këqijave është sadaka. Për krejt këtë mjaftojnë dy rekate që i fal njeriu namaz duha”.
[Muslimi]

Për namazin e duhasë:

Ebu Hurejre(r)thotë :

“Shoku im i dashur (i dërguari i Allahut) mi ka vendosur tre gjëra në zemër,të cilat nuk do t’i braktisi asnjëher deri në vdekje:
agjërimi i tre ditëve të çdo muaji,
faljen e namazit të Duhasë*
dhe të mos shkoj në shtrat vetëm pas faljes së Vitrit**

Nga Muadh ibn Enes al-Xhuhem(r) transmetohet se Pejgamberi {s.a.w.s}ka thënë:

“Kush qëndron ulur në vendin që është falur,dhe nuk shkon pasi të ketë falur namazin e sabahut,për ta lartësuar Allahun me dy rekate namaz të duhasë,dhe fletë vetëm se mirë,mëkatet e tij i janë falur edhe nëse janë ato mekate më shumë se shkuma e detit”.{Ebu Davudi}

*(kuptimi: paraditës) Nje namaz vullnetarë që praktikohet ndërmjet kohës mbas lindjes së diellit dhe namazit të drekës,me rekate prej dy deri dymbëdhjetë.

**(kuptimi: tek) Një namaz vullnetarë(sipas shumë dijetarëve uaxhib L.U .)që mund të falet prej mbas jacisë deri në namazin e sabahut ,me rekate tek.(Buhari Nr.1178)

Përktheu Lule Uka

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit