4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A kanë lidhje aeroplanët francezë që u nisen drejt Lindjes me sulmin në Paris

Më të lexuarat

Aeroplanmbajtëset franceze janë nisur drejt Gjirit Persik, me agjentë fillimisht në rrugën e tyre për në Indi, ku do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake në muajin prill.

Agjencia AFP e ka cituar një zëdhënës të Pallatit Elysee, të ketë thënë se këto pajisje do të jenë në dispozicion për të marrë pjesë në të gjitha misionet operative, në qoftë se është e nevojshme.
Aeroplanmbajtëset së bashku me pajisje të tjera, sipas mediave franceze, do të vendosen në Gjirin Persik për tu bashkuar më pas në operacionet kundër Shtetit Islamik në Irak.

Franca aktualisht i ka 15 aeroplanë luftarakë të bazuar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordani, të angazuar në fushatën ajrore kundër objektivave të IS-it në Irak, fushatë e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Këto nisma të aeroplanmbajtësve ishin nisur paraprakisht për tu përgaditur për misionet në lindjen e mesme, prandaj analistë të shumtë hedhin dyshime që edhe kjo çështje mund të jetë nxitje e brendshme, për të krijuar justifikime ndërkombëtare për planet dhe konsekuencat e veprimeve të Fuqive perëndimore kundrejt lindjes së mesme dhe botës islame. Por edhe për ndryshimet e brendshme në Francë dhe në EU.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit