1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A kam të drejtë të marr në bankë para me kamatë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Selamu alejkum!
Desha t’ju pyes në lidhje me kamatën, nëse për shembull kam nevojë për para dhe s’më jep askush. A kam të drejtë të marr në bankë, që do të thotë unë nuk marr kamatë, por e paguaj atë.
Ju faleminderit!
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ndalesa e kamatës është e njëjtë pa marrë parasysh a merret apo jepet ajo, prandaj arsyetimi i fundit që keni përmendur, se ju do t’i jepni bankës kamatë dhe nuk do të merrni, bie dhe nuk e justifikon lejimin. Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshi mbi të, ka mallkuar atë që e ha kamatën, atë që ushqen kamatën (e jep atë), atë që e evidencon atë, si dhe ata që janë në cilësinë e dëshmitarëve në kontratën ku ekziston kamata.” Dhe tha: “Të gjithë këta janë të barabartë.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Pastaj marrja e kamatës apo të hyrit në borxh me kamatë në të gjitha rastet bëhet për shkak të nevojës dhe pamundësisë së gjetjes së borxhit pa kamatë. Prandaj nuk është justifikim edhe të pasurit nevojë për të marrë borxh me kamatë. Me fjalë të tjera, pa marrë parasysh a e konsideron njeriu se kjo punë është e lejuar apo jo, asnjëri nuk do merrte borxh me kamatë po të gjente alternativë tjetër, pasi në një formë dëmtohet dhe nuk do ta bënte këtë vetëm se në rast nevoje.

Sido që të jetë, ne ju këshillojmë që t’i keni parasysh ligjet e Allahut të Lartmadhëruar dhe të bindeni se Allahu nuk ndalon një gjë për tjetër vetëm se ajo gjë nuk është e dobishme për njeriun. Pastaj ta keni parasysh edhe thënien e Allahut të Plotfuqishëm: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai (Allahu) do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi).” (Talak, 2)
Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi
7.6.2009

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit