1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

A kam mundësi të dal nga shtëpia

Më të lexuarat

Pyetja:

Selamu ue alejkum ue rahmetullahi ue beraktuhu!

Vëlla i dashur, sa herë që zgjohem në mëngjes për të falur kohën e namazit të sabahut, ai zgjohet e më thotë: “Bir, flej o dreq!” Eudhu bilah!
E çdo shërbim ia kryej unë për hir të Allahut e ai më urren. A kam mundësi të dal nga shtëpia se më shumë po krijojmë probleme serioze?
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Së pari, duhet ditur se respektimi i prindërve është obligim i çdo muslimani, mirëpo nëse prindërit të urdhërojnë në të keqe dhe të ndalojnë nga e mira e në këtë rast të ndalojnë për ta falur namazin apo të pengojnë në kryejren e obligimeve fetare, atëherë nuk të mbetet zgjedhje tjetër përveç daljes nga shtëpia dhe kjo është e lejuar.

Eroll Nesimi
19.10.2008

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit