9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A kam bërë gjynah që e kam larguar gruan nga familja për shkak të fjalosjeve të shumta?

Më të lexuarat

Pyetja:

Jam i martuar dhe kam dy fëmijë, por e kam larguar gruan nga familja ngase po fjalosen shumë mes vete. A kam bërë gjynah?

***

Përgjigjja:

Ikja nuk është zgjidhje, mund të jetë zgjidhje e përkohshme derisa të ulen tensionet por gruaja jote do të duhet të ketë kontakt me familjen tënde. Andaj mendoj që ti nuk ke bërë gjynah në këtë rast që e ke larguar kjo në fakt është më mirë sesa të eskaloj situata në diç që është më e keqe apo të përsëriten konfliktet vazhdimisht.

Sepse nganjëherë ndarja mes familjes bën që të ulen tensionet mes tyre. Nuk jetojnë së bashku secili merret me çështjet e tij, takohen vetëm në situata të caktura dhe për aq sa rrijnë shkurtimisht mund të mbajnë raporte të mira dhe të mos fjalosen, pastaj secili kthehet në shtëpinë e tij.

Kjo nuk është ndonjë gjynah i madh që të bëj të ndihesh keq për të por nga ana tjetër duhe të punosh që t’i përmirësosh raportet. Andaj dua të them se me këtë që ke vepruar nuk ke bërë gjynah por nuk duhet të mjaftohesh me të për zgjidhjen e problemit. Mirëpo duhet të ndërmarrësh edhe masa tjera për të zgjidhur këtë problem.

Hoxhë Enis Rama

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit