-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

A ka mundësi që kur të jap sadaka ta bëj nijet për më shumë persona?

Më të lexuarat

Pyetja:

A ka mundësi që kur të jap sadaka ta bëj nijet për më tepër persona?

***

Përgjigjja:

Sadakaja është prej veprimeve të preferuara të cilat e avansojnë besimtarin, e humanizojnë shpirtin e tij dhe ndikojnë pozitivisht në jetën shoqërore.

Marrë parasysh se sadakaja është prej punëve të mira, në Kuran ka shumë ajete që urdhërojnë në punë të mira dhe që konfirmojnë se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira janë të shpëtuar prej humbjes dhe devijimit. Në suren Asr i Lartmadhërishmi ka thënë:

Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” (Asr: 2-3)

Po ashtu, edhe Muhamedi ﷺ në shumë hadithe të tij e ka potencuar rëndësinë e sadakasë. Në një hadith, i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: ”Jepni sadaka bile edhe një gjysmë hurme”.

Shpërblimet e sadakasë besimtari mund t’i dedikojë për vete ose për dikë tjetër. Nëse sadakanë e bën nijet për dikë tjetër, normalisht se në shpërblim mund të shoqërojë më tepër persona, gjegjësisht mund ta bëjë nijet që sadakanë e caktuar të jep për më tepër persona.

Nuk do të thotë se sadakaja domosdo duhet të jepet vetëm për një person, apo shpërblimi i sadakasë të dedikohet vetëm për një person.

Allahu e di më së miri.

Bashkim Aliu

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit