-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

A ka mëkat një femër e cila nuk është e mbuluar, por fal namazin dhe agjëron?

Më të lexuarat

Ajo ka mëkatin e mosvënies së mbulesës, e kjo pa dyshim është prej mëkateve të mëdha, sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka treguar se Allahu ia ka shfaqur atij dy grupe të njerëzve që do të dalin para Kiametit dhe që e kanë dënimin më të ashpër tek Allahu, njëri grup janë disa persona që mbajnë disa kamxhikë si bishtat e lopës me të cilët i godasin (rrahin) njerëzit dhe një grup tjetër janë ato femra që janë të mbuluara dhe njëkohësisht të zbuluara- kjo ka shumë kuptime siç kanë përmendur dijetarët, janë të mbuluara mirëpo kanë rroba të tejdukshme, apo i kanë aq të ngushta që ia përshkuajnë trupin- dhe i kanë kokat sikurse gungat e devesë, qëllimi është se frizurën dhe flokët i mbajnë në atë formë. Çdo mashkull që sheh një femër të tillë dhe fitnoset/sprovohet me pamjen e saj, asaj i shkon një pjesë e mëkatit. Ajo ka gjynah të madh nëse nuk mbulohet, mirëpo namazi dhe agjërimi in shaa Allah i pranohet, edhe pse nuk është e mbuluar në jetën e përditshme.

 

Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit