-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote, në vend të së amshueshmes?!

Më të lexuarat

Xhihadi (lufta në rrugën e Allahut të Lartësuar) është kulmi i kësaj feje. Nuk ndodh që një popull ta braktisë xhihadin vetëm se Allahu do t’i përfshijë me dënim ashtu siç ka paralajmëruar i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të. Aktualiteti i umetit islam është dëshmia më e mirë për këtë.

Allahu i Lartësuar në Librin e Tij u drejtohet besimtarëve duke i inkurajuar për mossigurimin në këtë botë dhe mosmbështetjen në të. Ai thotë: “O besimtarë! Çfarë keni që ngurroni e mbërtheheni fort për toke kur ju thuhet: “Dilni në luftë, në rrugën e Allahut?! A jeni të kënaqur me jetën e kësaj bote, në vend të së amshueshmes?! Kënaqësia e kësaj bote, në krahasim me atë të botës tjetër, është shumë e vogël.” (Tevbe, 38)

Komentuesit e Kuranit janë njëzëri të mendimit se ky ajet ka zbritur në luftën e Tebukut, në vitin e 9 sipas hixhretit, një vit pas çlirimit të Mekës. Siç transmeton ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë, i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, kur është kthyer nga Taifi, qëndroi në Medinë dhe urdhëroi për luftimin e romakëve dhe kjo ndodhi në kohën e vapës së madhe, në fazën e pjekjes së frutave, në kohën e mungesës së përgatitjes së muslimanëve duke ia shtuar kësaj edhe distancën e largët ndërmjet tokës së muslimanëve dhe romakëve. Për këtë shkak disa fise arabe, hipokritët dhe disa besimtarë, luftimin e romakëve e shihnin si diçka madhore dhe për këtë shkak Allahu i Lartësuar e zbriti këtë ajet.

Sipas shumicës së komentuesve, ajeti ka zbritur menjëherë pas përfundimit të luftës së Tebukut dhe për rrjedhim ajeti ka zbritur si qortim për ata që ngurruan dhe u mbërthyen nga ajo betejë në një aspekt dhe si udhëzim e mësim për atë që do të ndodhë në të ardhmen, në aspektin tjetër.

Disa historianë lidhur me këtë betejë kanë përmendur se nga tradita e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ishte se kur dëshironte të luftonte në ndonjë betejë, nuk e deklaronte orientimin e tij por e fshihte atë. Ndërsa në këtë betejë, për shkak të rëndësisë së madhe të saj, distancës së largët dhe ashpërsisë së romakëve, e ka sqaruar drejtimin që synonte, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë.

Beteja e Tebukut është emërtuar edhe si beteja e vështirë, kurse ushtria si ushtri e vështirë, duke pasur parasysh ngjarjet e vështira që i kanë përfshirë, koha, vendi dhe natyra e armikut. Kurani na ka lajmëruar lidhur me këtë me fjalët: “Pa dyshim, Allahu e pranoi pendimin e të Dërguarit, të muhaxhirëve dhe të ensarëve, të cilët shkuan pas atij në çastin e vështirë…” (Tevbe, 117)
Ky ajet, edhe pse i është drejtuar një grupi të caktuar njerëzish dhe në një situatë të caktuar, është universal dhe e përfshin çdo musliman që ka mundësi për xhihad. Dënimi me të cilin i kërcënon nuk është vetëm dënimi i botës tjetër, por edhe me dënimin e kësaj bote.

Çdo popull që e lë xhihadin, Allahu do t’i sjellë nënçmim. “Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndihmon Atë.” (Haxhxh, 40)

Përgatiti: Almedin Ejupi
16.8.2009

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit