1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

A jemi afër ditës së Kijametit, ja disa shenja…

Më të lexuarat

Transmetohet se i Dërguari i Allahut, Muhamedi savs, ka thënë:– Do të vijë koha kur nga Islami do të mbetet vetëm emri i tij, kurse nga Kur’ani vetëm shkrimi. Xhamitë do të ndërtohen, por udhëzimi do të dëmtohet!

– Do të vijë koha kur njerëzit do të garojnë në ndërtimin e xhamive, por pak do falen në to!

– Islami do të zbehet dhe zhduket siç zbehet pëlhura, kështu që do të vijë koha kur njerëzit nuk do të dinë as për namaz, as për agjërim, as për ceremoni, e as për zekat!

– Do të vijë koha kur njeriut do t’i vjen vështirë ta jepe zekatin për pasurinë e tij!

– Do të vijë koha kur njerëzit nuk do të kujdesen se si e fitojnë pasurinë – nga hallalli apo nga harami!

– Do të vijë koha kur nuk do të ketë asnjë njeri i cili nuk ushqehet me kamatë, edhe nëse nuk ushqehet me kamatë, atëherë do ta përfshijë pluhuri i saj!

– Do të vijë koha kur njerëzit do të jenë si ujqër – dhe atëherë kush nuk do të jetë si ujku, do ta hanë ujqit!

– Do të vijë koha kur njerëzit nuk do t’i ndjekin dijetarët, nga njeriu i mirë njerëzit nuk do të turpërohem, të vjetrit nuk do të respektohen, ndaj të rinjve nuk do të ketë mëshirë, njerëzit do të vriten për shkak të dynjasë; zemrat do t’i kenë të egra!

– Do të vijë koha kur shejtani do të ketë pjesë (hise) në fëmijët e njerëzve! I thanë: A edhe kjo do të ndodhë, o i Dërguari i Allahut?! Ai tha: Po! Ata i thanë: Si do t’i njohim ata fëmijë? Ai tha: Nuk do të turpërohen as nuk do të kenë mëshirë!

– Do të vijë koha kur njeriu do ta preferoj më shumë ta edukojë një qen sesa ta edukojë fëmijën e tij!

– Ju po jetoni në një kohë ku nëse e lëshojnë 1/10 e fesë – do të shkatërrohen, kurse do të vijë koha kur nëse 1/10 e fesë e kryejnë – do të shpëtojnë!”

Përshtati: Miftar Ajdini.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit