Pyetja:
A janë të pranuar tek Allahu shiitët? Si është formuar për herë të parë kjo ndarje apo sekt dhe nga kush është formuar?
Përgjigja:
Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Shiitët apo shijat janë njëri nga sektet që fillet i ka nga një person i quajtur Abdullah Ibën Sebe, i cili jetoi në kohën e sahabëve dhe e pranoi Islamin syefaqësisht. Filloi të shfaq dashurinë ndaj ehli bejtit (familjës së Profetit salallahu alejhi ue selem). Pastaj filloi në lavdërimin e Aliut dhe e teproi saqë i mveshi disa tipare hyjnore (si pagabueshmërinë, etj), prandaj shpalli se atij i takonte e drejta nën udhëheqjen e muslimanëve pas Profetit (salallahu alejhi ve selem).
Sekti shiit kaloi në ekstremizëm në lavdërimin dhe ngritjen e familjes së Resulullahut, saqë disave prej tyre u dhanë edhe tipare të Zotit imamëve të tyre.
Mësimet e tyre janë përplot devijime dhe bestytni si fyrje të sahabëve, pretendimi se Kurani është i mangët, besimi në pagabueshmërinë e imamëve të tyre, pretendimit në “rexha” (ringjalljes së Ebu Bekrit dhe Umerit, si dhe kryqëzimit të tyre), urrejtjes së ashpër të ehli sunetit (sunive) dhe shumë e shumë bestytnive të tjera të kota, që nuk po i përmendim këtu.
Ajo që është më e rrezikshme tek ata është qëndrimi i tyre që e quajnë “tukje” që do të thotë fshehje (mbulim) i besimit të vërtetë (që kanë në zemër) ndaj të tjerëve.
Kështu që ata e kanë bazë në fenë e tyre gënjeshtrën, prandaj duke u nisur nga kjo kur ata akuzohen me bestytni që i kanë fe në sektin e tyre, (si thënia se Kurani është i mangët dhe të ngjashme), menjëherë mundohen të pastrohen nga kjo me “tukje” duke thënë se kjo është shpifje ndaj tyre. Kurse ky qëndrim (se Kurani është i mangët) është i përhapur dhe qëndron në të gjitha librat e tyre që ata i konsiderojnë bazë tek ata. Ky është edhe shkaku pse shumë prej muslimanëve që nuk kanë njohuri shumë rreth tyre të mashtrohen nga ky qëndrim i tyre (është fjala për “tukjen” që e bëjnë) dhe të kenë deri diku mendim të mirë ndaj tyre. Kjo e tëra është nga mosnjohja e tërthortë e bazave të tyre që ata i besojnë dhe e konsiderojnë fe.
Të gjitha këto që u thanë më lartë dhe pët shumë gjëra dhe besime të tjera që i ka ky sekt na dëshmon se ky sekt është vetëm njëri nga ato shtatëdhjet e dy grupet e devijuara që përmenden në hadith. Prandaj ky sekt jo që nuk është i pranuar tek Allahu, mirëpo janë nga ata që kanë përçarë umetin dhe kanë futur shumë devijime që Islami dhe muslimanët janë të pastër prej tyre.
Në fund, themi se këtu nuk është vendi të zgjerohemi më shumë në shpjegimin e mësimeve dhe devijimeve të këtij sekti, por juve për më shumë, ju këshillojmë të lexoni librin i cili është i përkthyer në gjuhën shqipe me titull “Disa bindje të shiitëve” shkruar Abdullah Muhamed.
Alaudin Abazi
19.01.2006