Studime të besueshme thonë se “feja” nuk është as shkaktare e sulmeve vetëvrasëse, e as nuk i shpjegon ato.
Ka disa arsye për këtë:
E para, jo të gjithë terroristët vetëvrasës janë fetarë. Në fakt, sekularët e Sri Lankës, Tigrat e Tamilit “Tamil Tigers” kanë kryer sulme vetëvrasëse që nga vitet 1980 më shumë se çdo grup tjetër në botë.
E dyta, kur shohim nga afër kontekstin ku ndodhin këto sulme vetëvrasëse, vëmë re se ka gjithmonë ankesa të veçanta, ose ankesa të përceptuara, të cilat shpjegojnë vendimin për të përdorur një taktikë të tillë.
Për shembull, Hamasi, një grup islamik palestinez, ka një identitet të qartë fetar. Por, qëllimi i tyre, i cili është krijimi i një shteti islamik në Bregun Perëndimor dhe në Gaza, nuk mund të ndahet nga konflikti politik midis Izraelit dhe Palestinës nga i cili e ka burimin.
E treta, kur mendojmë rreth lidhjes së mundshme të fesë me sulmet vetvrasëse është e rëndësishmë të dallojmë midis grupit dhe individit që kryen sulme vetvrasëse me bombë. Siç e thekson edhe Robert Pape, i cili i ka studiuar në terësi modelet e sulmeve vetvrasëse, sulmuesit invidual mund të jenë të motivuar nga feja, por grupet kanë qëllimet e tyre strategjike ushtarake.
Me fjalë të tjera, retorika fetare mund të shërbejë për t’i mbushur mendjen sulmuesve se kauza e tyre është e domosdoshme dhe fisnike, apo t’i madhërojnë vetvrasësit si martirë, por kjo nuk shpjegon pse kamikazi zgjedh këtë taktikë të veçantë.
Në tetor, 2005, Dr. Pape u intervistua në një diskutim gjatë një tryeze të rrumbullakët të sponsorizuar nga Pew Forum on Relifion and Life (Forumi Pew për Fenë dhe Jetën Publike) në lidhje me përdundimet e studimit të tij nëse esktermizmi islamik e nxiste terrorizmin apo jo.
Pape diskutoi me intervistuesin përfundimet e kërkimeve të tij:
Bindja e përgjithshme është se sulmet terroriste vetvrasëse janë të motivuara nga fanatizmi fetar – urretje fetare e ndërthurur me premtimin për parajsë në botën tjetër për martirët. Çfarë thotë studimi juaj në lidhje me këtë?
Kjo bindje e përgjithshme në pjesën më të madhe është e gabuar. Sulmet terroriste vetëvrasëse nuk janë kryesisht produkt i fondamentalizmit islamik apo të ndonjë ideologjie të ligë të pavarur nga rrethanat. Kam studiuar 462 raste sulmesh terroriste vetvrasëse; më shumë se gjysma janë sekularë. Lideri botëror që udhëheq numrin më të madh të sulmeve terroriste vetvrasëse janë Tigrat e Tamilit në Sri Lankë – ata janë një grup marksist, një grup sekular, një grup hindu. Tigrat e Tamilit kanë kryer sulme terroriste më shumë se Hamasi apo grupi Xhihadi Islamik. Nga ana tjetër, mbi 95 përqind e të gjitha sulmeve vetvrasëse që prej vitit 1980 nuk kanë të përbashkët fenë, por një qëllim specifik sekular: të detyrojnë demokracitë modern që të tërheqin forcat ushtarake nga territoret të cilat terroristët i shohin si vendlindjen e tyre. Nga Libani në Çeçeni, nga Kashmiri në Sri Lanka e deri në Bregun Perëndimor, çdo fushatë me sulme vetvrasëse që prej 1980-ës ka pasur si objektiv kryesor detyrimin e një shteti demokratik që të tërheqë forcat ushtarake nga territoret që terroristët kanë arritur t’i marrin.
Amy Zalman, Ph.D. shkruan në lidhje me terrorizmin dhe konfliktet e dhunshme, gjuhën dhe rolin e tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare që prej viteve ’90. Ajo ka mbaruar doktoraturën në Departamentin e Studimeve mbi Lindjen e Mesme në Universitetin e New Yorkut. Ajo ka një diplomë edhe nga Universiteti i Cornell-it dhe Universiteti i Kolumbias.
Observer.al