11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

A janë qytetet e vogla më të “zgjuara”?

Më të lexuarat

Kur dëgjon për transformimet urbane, mendja të shkon tek qytetet e mëdha si Singapori, Dubai apo Hong Kongu me qiellgërvishtëset madhështore.

Ose tek qytetet me avantazhe teknologjike si San Fransisko. Por ka dhe qytete të vogla të cilat po përfshihen ne këtë revolucion urban. Shembulli konkret është Kalasatama, një qytezë në dalje të Helsinkit në Finlandë.

Kjo zonë po rindërtohet nga e para, me sisteme të cilat shkurtojnë në kohë për të gjitha funksionet nga mbledhja e mbetjeve, e deri tek parqet e fëmijëve. Në qytete të tilla, ku çdo ndërtesë është në funksion të qytetarëve jeta është më e lehtë. Dhe pse 3,500 njerëz jetojnë në Kalasatama, mendohet që në 2030 aty të banojnë 25,000 njerëz dhe të krijohen 10.000 vende të reja pune.

Në 2050 sipas raportit të UN, mendohet që 68% e njerëzimit të jetë përqendruar në zonat urbane. Ky nuk është një fenomen i ri, pasi keto ndryshime kanë kohë që ndodhin, duke nisur që në shekullin e 17-të në Amsterdam. Në qytete me trashëgimi kulturore si Matera, ku e vjetra jeton bashke me të renë, janë gjetur metoda të bashkëjetesës.

Novacioni më i ri është pikërisht qyteti 5g, një strukturë e tillë ndihmon qytete të tilla si Matera, të përvetësojnë teknologjitë e reja për shumë funksione. Ekspertet mendojnë se Matera do të jetë qyteti i parë ku do të vendoset në zbatim ky projekt. Gjithashtu dhe qytetarët e këtyre qyteteve do të përshtaten gradualisht me teklonigjitë e zgjuara (smart) ku çdo kërkese i përgjigjet një program apo App.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit