4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

A janë këto tunelët hapësinore, nëpërmjet të cilave Profeti Muhamed alejhi selam udhëtoi në qiell në natën e Isras dhe Miraxhit?!

Më të lexuarat

Nata e Israsë dhe Miraxhit është një ndër mrekullitë e Zotit që i dha profetit Muhamed alejhi selam.  Brenda një natë profeti alejhi selam nga Qabja e Shenjtë shkoi në Xhaminë Alaksa dhe nga aty u ngjit në 7 qiej. Rreth kësaj ngjarje kanë folur shumë dijetarë madje disa prej tyre kanë qenë edhe kristianë. Prifti i cili qëndronte përkrah Herakliut të parit të kristianëve teksa ishte prezent mes bisedës së Herakliut dhe Ebu Sufjanit dëgjoi për këtë ngjarje dhe e pohoi. Herakliu u çudit! Dhe i tha:

Ku e di ti?!
Në atë periudhë ekzaktësisht me datën që ky po korrespondon, unë kam qenë i pari i atij vendi, i atij kulti. Dhe në mbrëmje, thirrëm rojet të mbyllnim dyert por nuk i mbyllëm dot! Më pas thirrëm disa ushtarë por përsëri dyert nuk mbylleshin. E kuptova që do ndodhte diçka e madhe dhe iu thashë: “Lëreni sepse këtu do ndodhë diçka e madhe shumë!” Kur erdhëm ditën tjetër kemi gjetur shenja dhe gjurmë. Deri më sot nuk e kisha kuptuar se çfarë kishte ndodhur, por tani nëse është kështu siç thotë ky, kjo është një ngjarje e vërtetë sepse unë isha prezent.

 

Në atë natë ishin mbledhur të gjithë Profetët e Zotit të Madh, ishte Xhebrail Emini. U bë një falje e madhe dhe imami i cili i priu në namaz ishte Profeti jonë i dashur, Muhammedi Alejhi Selam. Udhëtimi zgjati brenda natës dhe mjeti që profeti alejhi selam lëvizi ishte Buraku. Buraku ishte kafsha apo mjeti që ku i shikonte syri vendoste këmbën. Mjeti më i shpejtë, pretendohet se është nga mjetet e Xhennetit. Me anë të Burakut, Profeti i fundit i njerëzimit, Muhamedi alejhi selam udhëtoi në 7 qiej dhe më pas u rikthye në tokë.
Në vitin 1835, Ajnshtain dhe fizikanti Nathan Rosen, në Teorinë gjenerale të relativitetit, hodhën idenë e ekzistimit të një lloji objektesh kozmike, për të cilat ata mendonin se ekzistojnë në hapësirë-kohë dhe për të cilat, ligjet e fizikës e lejojnë ekzistencën e tyre!
Këta dy shkencëtarë thanë se këto tunele lidhëse janë të atij lloji, që mund të shërbejnë për udhëtim nga njëra hapësirë e largët e universit tek tjetra ,dhe ky udhëtim të bëhet për një kohë shumë të shkurtër!

 

Koha në tunele hapsinore të cilat nga shumë shkencëtarë quhen si “Vrima të krimbit” (wormholes), mendohet se është e ndryshme nga ajo jashtë tyre, po ashtu shumë shkencëtarë sot mendojnë se këto tunele hapësinore lidhin dy Vrima të zeza, me njëra-tjetrën!
Përderisa këto tunele hapësinore mundësojnë udhëtimin për një kohë të shkurtër, të distancave të largëta të universit, atëherë ngrihet pyetja që Profeti Muhamed a.s, në natën e Isras dhe Miraxhit kur udhëtoi në qiell brenda një nate, a mund ta ketë bërë nëpërmjet këtyre tuneleve hapësinore, të cilët shkurtojnë kohën e udhëtimit?! Zoti e di më së miri.

Marrë nga faqja e hoxhë Elvis Naçi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit