-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

A jam hajdut!? – (Artikull i bukur, i shkruar nga një sudanez)

Më të lexuarat

Në artikullin e tij, ai përmend dy situata.

Situata e parë:

Ndodhi kur isha në sezonin e provimeve në Fakultetin e Mjekësisë në Irlandë dhe më duhej të paguaja kuotën e provimeve që ishte 309 paund. Por unë nuk kisha të holla, kështu që pagova 310 paund. Hyra në provime, i përfundova ato, dhe pastaj u ktheva në Sudan. Pasi kaluan disa ditë, me vjen një letër nga Irlanda, në të cilën shkruhej: “I nderuar student, ju keni gabuar kur keni paguar kuotën e provimeve 310 paund, ndërkohë që ajo ishte 309 paund. Prandaj, ne po ju dërgojmë këtë çek me vlerën 1 paund, sepse ne nuk marrim më tepër se sa na takon.”

Thashë, kjo vepër (pra kostoja e zarfit, pullës dhe postimit) ka më shumë vlerë se sa kjo shumë (1 paund)!!

Situata e dytë:

Midis fakultetit dhe qytetit studentor gjendej një dyqan ushqimor, në të cilin gjithmonë e bleja kakaon me çmim 18 pens. Por, një ditë e pashë shitsëen e ushqimeve duke vendosur në raftin e fundit të njëjtin artikull ushqimor (kakaon) me çmim 20 pens. U çudita nga ky veprim dhe e pyeta: “Mos ka ndonjë ndryshim midis dy llojeve të kakaos!” Ajo tha: “Jo, janë të njëjtë në lloj dhe në cilësi.”

I thashë: Cila është arsyeja e këtij veprimi! Perse pakoja e kakaos në raftin e parë është 18 pens, kurse tjetra në raftin e fundit është 20 pens?

Ajo tha: Kohët e fundit, në Nigeri kanë ndodhur trazira dhe për rrjedhojë çmimi i kakaos të cilin e importojmë prej saj, është rritur. Prandaj, kjo sasi e kakaos që gjendet në raftin e fundit është e furnizimit të ri të cilin e shesim me 20 pens, kurse të vjetrin e shesim me 18 pens.

Unë i thashë: Nuk kanë për të të blerë furnizimin e ri, vetëm atëherë kur të mbarojë ai i vjetri.

Ajo më tha: Po, unë e di këtë gjë.

Unë i thashë, nëse i përzien të dy furnizimet dhe ti shesësh me çmimin e ri, asnjë nga blerësit nuk ka për t’i dalluar.

Ajo mu afrua, më pëshpëriti në vesh dhe më tha: A mos je gjë hajdut??

U çudita nga fjalët që më tha, pastaj u largova.

Sot e kësaj dite, vazhdon të vërtitet në mendjen time pyetja: “A jam unë hajduti??

Sa morale të vyera janë këto?!!

Në thelb dhe origjinë, këto morale janë tona, janë të fesë tonë, janë morale të cilat na i ka mësuar Profeti ynë i dashur Muhamed (Paqja dhe begatitë e Allahut qofshin për të!)

Ahmed Didat (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:

“Ne nuk jemi të vonuar për ta arritur perëndimin, por jemi vonuar për të arritur Islamin. Shkak i kësaj prapambetjeje është neglizhenca dhe mospërkushtimi ynë ndaj fesë islame. “

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit