Pyetja:
A i lejohet mashkullit musliman të mbaj zingjirë dhe byzylykë prej argjendi?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi Muhamedin, ﷺ.
Mashkullit musliman i lejohet të mbaj unazë argjendi dhe jo zingjirë e byzylykë. Pejgamberi ﷺ i ka mallkuar meshkujt të cilët përngjasojnë me vepra e dukje me femrat.
Kohëve të fundit është përhapur kjo dukuri negative, sa që edhe brenda xhamive po vërejmë namazli të cilët mbajnë zingjirë, varëse apo byzylykë. Allahu e përmirësoftë gjendjen!
Hoxhë Zejd Haziri