Pyetësi nga Tunizia thotë: Es-Selamu alejkum!
I them (Shejh el-Uesabi): Alejkumus-selam ue rahmetullah!
Thotë (Pyetësi): A i lejohet gruas ta fal namazin e drekës në kohën që imami është duke mbajtur hutben e xhumasë? Ngase ajo e ka të nevojshme të dalë?
Shejh Muhamed bin Abduluehab el-Uesabi (Allahu e mëshiroftë!): Nëse imami e fillon hutben pasi ka hyrë koha e drekës, i lejohet gruas që ta fal namazin e drekës në kohën që hatibi (ligjëruesi) është duke mbajtur hutben e xhumasë. Ngase ajo gjendet në shtëpinë e saj edhe nëse nuk e ka të nevojshme të dalë (për punët që ka).
Nëse imami e fillon hutben para se të futet koha e drekës në lidhje me këtë dijetarët kanë dy mendime:
1. Prej tyre ka që e lejojnë hatibin ditën e xhuma, në veçanti, që ta fillojë hutben para futjes së kohës, sepse ai ka për ta plotësuar hutbene, pra dy hutbe. E si rrjedhoj koha e namazit është futur plotësisht.
2. Hatibi nuk duhet të ngjitet në minber dhe nuk duhet ta fillojë hutben vetëm pasi të jetë siguruar se është futur koha. Pra, koha e drekës. Kjo është dhe ajo që zbatohet (veprohet) në këtë kohë; ezani i xhumasë thirret në të njëjtën kohë kur thirret dhe ezanin për faljen e namazit të drekës.
Prandaj nëse tek ju veprohet kështu, pra, që ezani i ditës së xhuma thirret në të njëjtën kohë që thirret dhe ezani për faljen e namazit të drekës, atëherë i lejohet gruas që të falet (të fal namazin e drekës) . Po ashtu dhe personat që kanë arsye (p.sh. të sëmurët) ta falin namazin e drekës në këtë kohë (kur imami mban hutben). Allahu është dhuruesi i suksesit!