0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

A hyn në gjynah nëse i pihet ujë gjatë agjërimit?

Më të lexuarat

Pyetje: Muaji ramazan po na afrohet dhe unë kam një pyetje për ju, daja im punon në armature dhe dëshiron të dijë se nëse atij i thahet fyti dhe vjellë a do të hyn në gjynah? Po ashtu edhe nëse i pihet ujë shumë a bën gjynah?

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut…

Gëzimi më i madh brenda vitit është kur Allahun na mundëson ta arrijmë Ramazanin dhe na mundëson që t’i kryejmë adhurimet e theksuara të atij muaji, duke filluar nga agjërimi, namazi i teravisë, vizita e farefisit, dhënia iftar njerëzve etj. Është gëzim sepse i paraprinë gëzimit më të madh të botës tjetër. Pejgamberi ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin me besim dhe me shpresë, do t’i falen mëkatet që ka bërë”[1], pra me besim të palëkundur se agjërimi është një detyrë nga Allahu dhe nuk është çështje tradite apo diçka tjetër; dhe me shpresë se Allahu do ta shpërblejë me shpërblime të pakufishme, siç ka thënë Allahu në hadithin kudsij: “Agjërimi është për Mua dhe Unë paguaj për të sepse ai e braktisë kënaqjen, hajen dhe pijen për hir Timin. Agjërimi është mburojë ndërsa agjëruesi i fiton dy gëzime: gëzimin kur bën iftar (që e kreu me sukses këtë ibadet) dhe gëzimin kur ta takojë Zotin. Era e rëndë nga goja e agjëruesit është më e dashur tek Allahu sesa era e miskut”.[2]

Subhanallah, kur i shohim besimtarët që punojnë punë fizike të rënda edhe jashtë Ramazanit kemi dhembshuri për ta, kur i shohim tek përpiqen në diell e në shi, në të nxehtë e në të ftohtë për të fituar riskun hallall. S’ka dyshim se gjatë Ramazanit ka mundësi që etja, uria, lodhja, dobësia tu shtohet edhe më shumë, mirëpo kësisoj edhe shpërblimi i tyre është më i madh se i joni. Nëse gjatë punës u ndodhë që të vjellin apo u pihet ujë shumë por nuk pijnë, nuk kanë kurrfarë gjynahu, përkundrazi shpërblehen që po durojnë për ta kryer atë ibadet. Ata kanë të drejtë të freskohen duke lagur gojën, duke larë fytyrën dhe trupin, duke ndenjur ndër hije etj.

Allahu i ndihmoftë vëllezërit tanë muslimanë që bëjnë punë të atilla, u dhëntë freski në shpirtin dhe trupin e tyre, u dhëntë fuqi dhe ua largoftë dobësitë dhe sëmundjet dhe i shpërbleftë me të mirat e Tij në dynja dhe ahiret! Amin!

 


[1] Sahihul Buhari nr. 38

[2] Sahihul Buhari nr. 7492

(Radio Pendimi)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit